Analiza

Kurthi i Debaltseves

Gjërat shkojnë keq sepse një rënie e Debaltseves, e pasuar nga pushtimi i qytetit nga ana e separatistëve, do të rriste tensionin në qiell dhe më së pari në Kiev, ku një poshtërim i këtij lloji do të vinte jo pak në vështirësi mbështetësit e një zgjidhjeje politike. Pastaj edhe në Uashington, ku republikanët do të rrisin më tej presionin mbi presidentin Barak Obama për të furnizuar me armë Ukrainën. Së fundmi tensionet do të rriten edhe në gjirin e Bashkimit Europian

Nga Bernard Guetta

Screen Shot 2015-02-19 at 1.51.32 PMËshtë ende shumë herët për të varrosur marrëveshjen e Minskut, por duket se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë. Problemi nuk është se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë intesifikuar ofensivën e tyre përtej së shtunës së shkuar (koha kur duhej të hynte në fuqi armëpushimi), dhe se ushtria ruse ka transportuar armë të rënda në Ukrainë, teksa marrëveshja ishte në hartim e sipër. Në të gjitha konfliktet kërkohet përherë të sigurohet një përparësi maksimale, përpara se armët të heshtin.
Problemi nuk është as edhe që luftimet nuk u ndërprenë, as gjatë gjithë ditës së djelë, sepse një armëpushim nuk është respektuar kurrë në moment, madje edhe kur është përkrahur nga të gjitha palët. Këto përleshje, gjerësisht të parashikuara, janë vetëm incidente. Problemi i vërtetë,është vullneti i separatistëve, i qartë dhe i dukshëm, për të vazhduar sulmin e tyre në qytetin e Debaltseves dhe rrethinat e tij, bastioni ukrainas dhe një nyjë kyçe në anën e territorit të kontrolluar nga rebelët.
Separatistët këmbëngulin se Debaltseve u takon atyre, pasi qyteti rrethohet nga territoret e tyre, dhe për shkak se para armëpushimit ishin gati duke e pushtuar (tani e pushtuan). Për këtë arsye, të martën ata hynë në qytet duke marrë robër pa shfaqur asnjë synim për të përfunduar përparimin që dukshëm është i pandalshëm.
Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një aksident, por për një shkelje të hapur të marrëveshjes së fundit në Minsk, për shkak se separatistët duan të pushtojnë një territor të ri, pas më shumë se 3 ditëve nga hyrja zyrtarisht në fuqi e armëpushimit. Aspekti më i rëndë i çështjes është se Vladimir Putini, në vend se të dënojë një qëndrim të tillë, e miraton atë haptazi.
Nga Budapesti, ku ai ndodhej për një vizitë zyrtare, presidenti rus tha se shpreson që “autoritetet ukrainase, të mos i pengojnë ushtarët e tyre të dorëzojnë armët”, sepse sipas tij, kjo do të rrezikonte armëpushimin dhe jo avancimin e separatistëve. Për Putinin, ky tension ishte “i parashikueshëm”, pasi Debaltseve ishte i rrethuar në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe ushtarët ukrainas (sipas tij) u përpoqën pa sukses të çanin atë rrethim.
Me fjalë të tjera, presidenti rus rimorri argumentet e separatistëve, ndërsa përfaqësuesi i tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nënshkroi një rezolutë që bën thirrje për “respektimin e plotë të marrëveshjes së Minskut”.
Gjërat shkojnë keq sepse një rënie e Debaltseves, e pasuar nga pushtimi i qytetit nga ana e separatistëve, do të rriste tensionin në qiell dhe më së pari në Kiev, ku një poshtërim i këtij lloji do të vinte jo pak në vështirësi mbështetësit e një zgjidhjeje politike.
Pastaj edhe në Uashington, ku republikanët do të rrisin më tej presionin mbi presidentin Barak Obama për të furnizuar me armë Ukrainën. Së fundmi tensionet do të rriten edhe në gjirin e Bashkimit Europian, kryeqytetet e të cilit, që janë më pak në favor të një kompromisi me Rusinë, mund ta akuzojnë Angela Merkelin dhe Fransua Holondin se kanë mëkatuar me naivitet. Vetëm Vladimir Putini, mund t’i shmangë të gjitha këto. Ta bëjë këtë, do të ishte edhe në interesin e tij, por dyshoj që ai të jetë i vetëdijshëm./ “Internazionale”/

Leave a Reply

Back to top button