Enciklopedike

Kush e ka thënë frazën: “Çdo komb ka qeverinë që meriton”?

Screen Shot 2016-08-03 at 09.29.16“Çdo komb ka qeverinë që meriton” është një frazë tashmë aq e njohur, sa që përdoret në gjuhën e përditshme:nuk ekziston njeri që nuk e ka përmendur të paktën një herë në jetë, sidomos në diskutimet politike. Por kush është autori i këtij citati të famshëm? Ai i përket filozofit dhe diplomatit italo-francez Xhozef dë Mestre (1753-1821), i cili e përdori në një letër.

të vitit 1811 duke iu referuar qeverisë cariste, pasi ndërmjet viteve 1803-1817, Mbreti Viktor Emanueli I e kishte dërguar si ambasador të Mbretërisë së Sardenjës në Shën Petersburg. Dë Mestre, që u shqua për idetë e tij ultra-konservatore, e gjykonte qeverinë ruse si rrezikshmërisht shumë të hapur ndaj ideve të Iluminizmit që asokohe qenë duke u përhapur në Evropë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button