Histori

Kush e tradhëtoi Ana Frankun? Ish agjenti i FBI hap çështjen pas 75 vitesh

Kur më 3 qershor 1945 Otto Frank arriti të lërë pas kampin e Aushvicit dhe të kthehet në Amsterdam, ai e gjeti vendin e fshehjes në rrugën Prinsengracht 263 bosh. Nuk ishin aty vajzat Anne dhe Margot, dhe gruaja e tij Edith, ishte zhdukur gjithashtu kasapi Hermann Pels me familjen e tij dhe dentisti Fritz Pfeffer, të cilët për muaj kishin qëndruar bashkë në të njëjtën dhomë të fshehtë, për të shpëtuar nga bastisjet. Gestapo i kishte gjetur. Të gjithë kishin vdekur në kampet e shfarosjes. Kush e kishte tradhëtuar familjen e Ana Frankut? Një fqinj? Një dashakeq? Një inspektim në fabrikën pranë, që shkoi keq?

Vince Pankoke, agjent i FBI-së në pension, me një të kaluar si hetues i karteleve kolumbiane të drogës, ka vendosur t’i shkojë deri në fund, pas gati 75 vjetësh, asaj që ende është “një çështje e madhe e pazgjidhur.” Ai ka nisur një hetim për rindërtimin e misterit të madh holandez, duke përdorur, për herë të parë, teknikat e fundit hetimore dhe sistemet e inteligjencës artificiale: 25 km dosje dhe dokumenta për t’u analizuar, përmes algoritmeve dhe programeve të fuqishme, me ndihmën e kompanive të specializuara në analizën e të dhënave, siç është hollandezja Xomnia.

Për të financuar operacionin, por edhe për të marrë raporte dhe për të shkëmbyer hapat e studimit, detektivi filloi një projekt me financim nga publiku, “Anne Frank: A Cold Case Diary”, me ekipin e nëntëmbëdhjetë ekspertëve që ka bërë bashkë: kriminologë, gazetarë, historianë, vendosën të hedhin dritë mbi një rast të pandëshkuar deri tani. “Ne nuk duam të tregojmë gishtin apo të gjykojmë dikë, vetëm dua të zgjidh rastin e fundit të karrierës sime,” i tha Pankoke Guardian. “Në arkivat e mbajtur në Uashington ka disa dokumente që dolën jashtë shtetit pas Luftës së Dytë Botërore. Disa janë dëmtuar nga uji ose flakët, por kemi shtënë një dorë një listë të informatorëve dhe hebrenjve që përfunduan në pranga, për tradhëti. Ne gjithashtu kemi emrat e disa agjentëve të Gestapos që vepronin në Amsterdam dhe dëshmi të disa transferimeve të parave nga policia tek palët e treta. Së fundi mund të analizojmë të dhënat dhe të gjejmë lidhje”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button