Enciklopedike

Kush e tradhëtoi Ana Frankun?

Screen Shot 2015-05-15 at 1.06.11 PMDitari i Ana Frankut e ndryshoi mënyrën se si ne e shohim Luftën e Dytë. Ajo e shndërroi konfliktin, nga dicka tmerrësisht masive, në dicka shumë, shumë personale. Të gjithë e dimë si përfundon historia. Magazina ku familja u fsheh për dy vite u sulmua në 1944; të tetë që ndodheshin aty u arrestuan, dhe vetëm babai i Anës, Oto Frank, jetoi pas luftës.

Ishte një telefonatë anonime që i zbuloi Gestapos vendin ku ata fshiheshin, dhe askush nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje të thotë se kush e bëri telefonatën. Ka shumë teori. Një teori thotë se ka qenë Toni Ahlers, një mik prej shumë vitesh i Oto Frankut, përpara se ky të fshihej. Në vitin 2002 u botua një biografi e Otot Frankut dhe Anton Ahlers deklaroi se kish qenë babai i tij që kishte tradhëtuar familjen. Antoni përshkroi një njeri abuziv dhe plot urrejtje, i cili i kish rrëfyer mbesës se kish qenë aty kur Frankët kishin shkuar të fshiheshin… dhe kish qenë po aty kur ata dolën nga vendi ku ishin fshehur.

Hetime të mëhershëm kanë treguar se telefonata mund të ketë ardhur edhe nga punonjës të magazinës; gjatë një hetimi në vitin 1948, punonjësit në magazinë deklaruan se kishin patur njohuri për familjen 2 javë para se të kapej. Një prej njerëzve më të përmendur që ka kryer spiunimin është menaxheri i magazinës, van Maaren. Ai njihej si njeri që vidhte nga magazina, por në kohën kur dyshimet u drejtuan nga ai, shumë njerëz që mund të dëshmonin kundër tij tashmë kishin vdekur – duke përfshirë edhe oficerin nazist që mori telefonatën (Julius Detman kreu vetëvrasje pak kohë pas luftës).  /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button