Komplote

Kush e vrau John F. Kennedyn dhe Robert F. Kennedyn?

Vrasja e Presidentit të SHBA, John F. Kennedy më 22 nëntor 1963, mbetet një nga ngjarjet më tronditëse të shekullit të 20-të. Vrasja e vëllait të tij Robert F. Kennedy më 5 qershor 1968, i shtoi teoritë e konspiracionit. Në secilin rast, u akuzua një atentator i vetmuar. Në të dy vdekjet, pyetjet mbeten:

A kishte një atentator të dytë në një kodrinë, përgjatë rrugës së autokolonës së JFK? Si mundet një njeri me një pushkë të porositur me postë të shënjestrojë Presidentin, në një makinë në lëvizje nga një distancë e largët? Lee Harvey Oswald u qëllua për vdekje në një stacion të policisë së Dallasit pas vdekjes së JFK.

Një panel lartë, i kryesuar nga Kryeprokurori i Gjykatës Supreme Earl Warren konkludoi se Oswald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i Gallup gjashtë dekada më vonë zbuloi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë.

Sa për Robert Kennedy, një dëshmitar i tha CNN në vitin 2012 se dëgjoi dy armë në atentatin e vitit 1968 në Los Anxhelos dhe se autoritetet ndryshuan versionin e tyre për krimin./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button