Bota

KUSH ESHTE KALIFI / Dokumente dhe fotografi nga jeta e Abu Bakr al-Baghdadit (Foto)

Screen Shot 2015-02-19 at 4.50.34 PMAbu Bakr al-Baghdai është njëri ndër terroristët më të kërkuar në botë – për kokën e të cilit, SHBA-të kanë ofruar hiq më pak se 10 milionë dollarë. Por ne nuk dimë asgjë rreth tij, princin e rrezikshëm të terrorizmit.
Një ekip i gazetarëve të NDR, WDR dhe “Süddeutschen Zeitung” (SZ) kanë shkuar në kërkim të gjurmëve të tij, duke bërë një udhëtim për në Samarra (Irak), në qytetin e lindjes së el-Bagdadit, transmeton Telegrafi.
Ata kanë prezantuar fotot deri më tani të papara dhe dokumente të shefit të ISIS-it. Përgjigjes së cilës ata kanë tentuar t’i afrohen është “Kush në fakt është Abu Bakr al-Baghdadi?
Fëmijëria e tij
Ishte lindur në Samarra, një qytet në veri të Bagdadit. Në një foto shihet terroristi i sotëm, kur ishte fëmijë, një djalë topolak, i cili së bashku me familjen e tij ishte rritur në një shtëpi që nuk të bie në sy. Ai vjen nga një familje e shtresës së mesme. Emri i tij i vërtetë është Ibrahim Awad Ibrahim al-Badri.
Ai, sipas një kopje të letërnjoftimit të tij të parë, ishte lindur më 1 korrik 1971 – datëlindje kjo e panjohur më parë. Dokumente tjera, si një certifikatë shëndetësore nga Universiteti i Bagdadit, dëshmojnë se lideri i terrorizmit ka probleme me sytë.
Në qytetin e tij të lindjes në Samarra ai shkoi në shkollë ku edhe diplomoi, tek në tentimin e dytë.
Al-Baghdadi ishte shumë i mirë në matematikë, por kishte probleme me gjuhën angleze.
Në përpjekjen e tij të dytë, atij u falën disa pikë, sepse vëllai i tij vdiq si ushtar në ushtrinë e Sadam Huseinit: Ai ishte konsideruar si një martir.
Al-Baghdadi nuk ishte lejuar që të shkonte në ushtri – për arsye shëndetësore.
Ndërkaq, njeriu që sot quhet “Kalif Ibrahim”, fëmijëve u kishte mbajtur mësime të Kuranit. Edhe sot ai kujtohet për “zë të bukur në leximin e Kuranit”.
Sipas gazetarëve gjermanë, shtëpia e prindërve të Al-Baghdadit gjendet në jugperëndim të Samaras, pjesë e qytetit e cila banohet nga shumica sunite. Për ironi, refugjatët të cilët u larguan shkaku i regjimit të ISIS-it, banojnë atje.
Edhe sot ju mund të gjeni miq të familjes së tij atje. Një fqinj i tij kishte thënë se ishte befasuar me faktin se ai ishte shpallur “kalifi i Shtetit Islamik”. Por Al-Baghdadi kishte qenë gjithmonë i fiksuar nga pushteti, kishte thënë një fqinj tjetër.
Një burrë tjetër, që me al-Baghdadin ishte rritur dhe si fëmijë kishin luajtur së bashku futboll, i cili nga frika deshi të mbetej anonim, konfirmon këtë përshtypje: “Ai donte gjithmonë të kishte pushtet, që nga fëmijëria. Ai gjithmonë dëshironte që fjala e tij të dëgjohej. Ai dashuronte pushtetin”.
Të afërmit e al-Baghdadit nuk jetojnë më aty. I vetmi, vëllai i madh i tij, një ish oficer i Sadam Huseinit, gjendet në burg – të tjerët janë larguar.
Prejardhja e pretenduar nga profeti Muhamed
Al-Baghdadi dhe pasuesit e tij pretendojnë se kanë prejardhjen nga familja e profetit Muhamed. Megjithatë, në të dhënat e udhëheqësit të ISIS-it nuk mund të gjendet diçka e tillë, transmeton Telegrafi.
Screen Shot 2015-02-19 at 4.50.39 PMNë fillimvitet nëntëdhjete, ai ishte regjistruar në Universitetin e Bagdadit. Në të vërtetë ai dëshironte të studionte drejtësinë, ndonëse notat e tija nuk ishin të mjaftueshme. Si alternativë ai do të donte të studionte gjuhën apo shkencat arsimore – por në fund vendosi të studionte Të Drejtën Islame. Arsyeja – e paqartë.
Drejtori i Universitetit i cili deshi të mbetej anonim, thotë se ishte një student mesatar.
“Ai eshte diplomuar në fakultetin e Studimeve Islame. Ai kishte nota modeste dhe ishte një student i qetë. Ai nuk është i kualifikuar për udhëheqës, siç pretendon tani. Ai ka studiuar Kuranin, dhe kishte aftësi për të mësuar përmendsh dhe jo për të bërë analiza dhe interpretime”.
Pas magjistraturës, al-Baghdadi vendosi të ndjek doktoraturën. Në këtë periudhë ai ishte me nota shumë të mira, me çka ishte bërë doktor i Teologjisë. Mbikëqyrësi i punimeve të tij megjithatë kishte bërë vërejtje drejtshkrimi dhe të pikësimit. Në vitin 2007, kur ai u diplomua, ishte edhe ndalesa e fundit e tij, deri kur ai është i “identifikuar”.
Misioni irakian i SHBA-ve
Ndërsa al-Baghdadi po shkruante punimin e doktoraturës, ai u zu rob nga amerikanët. Kampi “Camp Bucca” në Jug të Irakut konsiderohet sot vendi i “zhvillimit” të terroristëve – një “akademi”.
Vetë Al-Baghdadi u takua atje me ish-bashkëpunëtorë të Sadam Huseinit, ku kishte krijuar një rrjet të rëndësishëm, nga i cili mbështetet edhe sot. Në dokumentar thuhet se ai, edhe atë kohë mbante një pozicion të rëndësishëm. Ai kishte provuar të ishte një ndërmjetësues i shkathët. Pas dhjetë muajsh, ai ishte gjendur i lirë.
Pas lirimin nga burgu, ai kishte kërkuar një dhomë në Bagdad dhe ishte muezin në një xhami.
Besohet se në atë kohë, ai veçse kishte qenë anëtar i Al-Kaidas. Ai gjithashtu u afrua me një predikues, i cili bënte thirrje kundër shiitëve.
Pas doktoraturës, kopjet të cila janë zhdukur, el-Baghdadi ishte zhdukur gjithnjë e më shumë. Ai justifikonte çdo veprim të ISIS – u fut shpejt në grupin terrorist dhe gjithashtu shpejt u bë mbikëqyrësi i Sheriatit.
Ai e pa veten dhe veprimet e tija si të “dërguara” nga Zoti dhe tha: “Unë do të vendosem si autoritet mbi ju. Por unë nuk jam më i mirë se ju – kur ju të shihni se unë veproj drejtë, ejani pas meje. Nëse unë bëj gabime, më jepni këshilla”.
Një djalë 14-vjeçar sirian tregon se si ju duhet të betoheni: “Ata na thanë kush vdes dhe kush nuk betohet nuk vjen në parajsë. Ai vdes si jobesimtar. Pra, ne jemi betuar me: Betohem në Komandantin e besimtarëve Ebu Bekr el-Bagdadi se do të bindem, në kohë të mira dhe të këqija. Perëndia është dëshmitari im”.
Abu Bakr al-Bagdadi nuk është ndonjë orator i madh. Ai është konsideruar si i pamëshirshëm. Ish-shoku i tij thotë: “Ai nuk ka të afërm, nuk ka miq, nuk ka fqinjë – kjo është e frikshme”. /Telegrafi/

Screen Shot 2015-02-19 at 4.50.44 PM

Leave a Reply

Back to top button