Horizonti.al

Kush fshihet pas Mona Lizës?

Screen Shot 2015-12-08 at 17.09.19

Buzëqeshja e saj misterioze, në kryeveprën e Leonardo Da Vincit ka tërhequr për 500 vjet artdashësit, por pas një pune 10 vjeçare, shkencëtari francez Paskal Kot përmes teknikës së dritës reflektuese analizoi me imtësi pikturën, që ndodhet në Muzeun e Luvrit në Francë. Sipas tij, aty shihet imazh i një gruaje tjetër, të ulur, me shikim drejtuar nga njëra anë, i cili mund të jetë portreti origjinal. Ekzistojnë teori se Da Vinci ka piktuar më shumë se një version të gruas e cila besohet se është Lisa Gerardini nga Firence. Po kështu ka data të ndryshme për përfundimin e kryeveprës nga vitet 1503 deri ne 1517. Muzeu i Luvrit nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment me argumentin se “nuk ishte pjesë e ekipit të shkencëtarëve që bëri zbulimin”.

Shkencëtarë të tjerë e cilësojnë “një hipotezë të pabazë”, duke thënë se janë skica që i kanë shërbyer piktorit, për të arritur në portretin e fundit e Mona Lizës, atij që ne shohim sot. Nëse gjithçka do të rezultojë e vërtetë, atëherë duhet të rishikohet leximi historik dhe artistik i kryeveprës së Da Vincit./TvKlan

Leave a Reply

Back to top button