Histori

Kush ishin në të vërtetë Filistejtë

Screen Shot 2016-09-02 at 13.17.11Të përshkruar si të batakçinjtë e Izraelit të lashtë në Dhiatën e Vjetër, Filistejtë u vendosën në bregun jugor të Izraelit (që sot përfshin Rripin e Gazës). Pas krijimit të vendbanimeve, Filistejtë formuan një konfederatë të qytet-shteteve, e cila përfshinte Gazën, Askalonin, Ashdodin, Gathin dhe Ekronin.

Filistejtë hynë në konflikt me Izraelitët, kur filluan të zgjerojnë pushtetin e tyre përtej fushave të tyre bregdetare. Për shkak të këtij konflikti, Izraelitët jo vetëm i demonizuan Filistejtë, por bënë demonë edhe disa prej perëndive të tyre, duke përfshirë edhe zotin-peshk, Dagonin. Diku tjetër në Bibël, Filistejtë janë sintetizuar në formën e Goliathit gjigand, një luftëtar harbut e fodull, i cili mundet nga luftëtari i vogël dhe i përulur, David.

Jashtë Biblës, Filistejtë janë përmendur në disa letra siriane, fenikase dhe egjiptiane. Ndërkohë që në përgjithësi mendohet se Filistejtë kanë qenë një grup i popujve të Detit, që u vendosën në këtë zonë, jo të gjithë bien dakord mbi origjinën e tyre të saktë.

Një nga teoritë më të përhapura është se Filistejtë kanë qenë me origjinë nga rajoni i Detit Egje, teksa shumë të tjerë pretendojnë se Filistejtë kanë qenë mikenas. Gërmimet arkeologjike në afërsi të qytetit të lashtë filistin të Gathit, kanë zbuluar copa qeramike që kanë ngjashmëri të mëdha me objekte të lashta greke. Për më tepër, njëobjekt qeramike në formë ariu, pothuajse me siguri tregon për ndikimin e kulturës mikenase./bota.al

Leave a Reply

Back to top button