Faraonët më të njohur sot, Kleopatra dhe Tutankhamun, vështirë se mund të gjykohen si më të suksesshmit.
E para humbi mbretërinë e saj tek Perandoria Romake, ndërsa i dyti ka mbetur kryesisht i “fshehur, deri në zbulimin e varrit të tij të mbushur me thesare, në vitin 1922.
Pra, nga një perspektivë e lashtë, monarkët më të suksesshëm ishin Tutmesi III (1479-1425/26 para Krishtit) dhe Amenhotepi III (1391 – 1354- para Krishtit), pasi ata sunduan Egjiptin në kulmin e fuqisë ushtarake, ekonomike dhe artistike.
Një tjetër kandidat është Ramessi II (1279-1213 para Krishtit) – i njohur ose si ‘I Madhi’ ose ‘Ozymandias’ në kulturën popullore – i cili jetoi deri në të nëntëdhjetat, dhe mundi Hitejtë në Kadesh, në 1274 para Krishtit, beteja më e hershme e detajuar e historisë.
Megjithatë, ishte faraoni i dytë i dinastisë së katërt, Khufu (2589-2566 para KRishtit), i cili ka lënë pas trashëgiminë më të qëndrueshme. Ai ishte sponsori i Piramidës së Madhe në Giza, e vetmja nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë që mbijetojnë ende. /bota.al