Enciklopedike

Kush ishte mbretëresha e Shebës?

Screen Shot 2015-06-22 at 09.38.34

Shkrimet e lashta të shenjta monoteiste, flasin në mënyra të ndryshme. Duke filluar nga vizita e saj  legjendare tek mbreti Salomon. Por, mbi Mbretëreshën e Sabas, arkelogjia dhe dokumentet nuk janë aq bujare. Në fakt, nuk japin ndonjë detaj. Madje ato nuk thonë as emrin e saj, duke qenë se quhet Belkuis nga burimet arabe, dhe Makeda nga ato të Etiopisë. Ne dimë vetëm që ajo ishte mbretëresha e Sabeit, një popullsi arabike.

Logjika megjithatë e bën të duket bindëse, një takim në samitin mes udhëheqësve të dy mbretërive që ishin gur themeli në atë nyje tejet të rëndësishme të tregtisë, Rrugën e Temjanit:nga Maribi (kryeqyteti i Sabeit, në Jemenin e sotëm) në Jeruzalem.

Por kronologjia e ngjarjeve nuk përputhet. Nëse takimi ka ndodhur vërtet, kjo me siguri nuk ndodhi në shekullin X  Para Erës Sonë, në kohën e Salomonit, por shumë më vonë (në kohën e Sabeit). Por ka edhe një tjetër gjë që nuk përkon. Për shembull, përse mbretëresha, e nisur nga Jemeni, në kthim do të shkonte në Etiopi (ku Axumi nuk ishte themeluar ende) me djalin e saj Menelik, gjysmë sabean dhe gjysmë hebre, por tërësisht i huaj në atë vend? Kjo mund të justifikohet me marrëdhëniet e mira tregtare, por mes Etiopisë dhe Jemen, ndodhej Deti i Kuq.

Leave a Reply

Back to top button