Histori

Kush ishte prapa vrasjes së Papa Gjon Palit I?

screen-shot-2016-12-08-at-00-23-10

Ajo hapë pakëz derën dhe hedh sytë vjedhurazi brenda dhomës papnore. Drita është ndezur, por asgjë nuk lëviz. Motër Vincenza Taffarel ka qenë kujdestare e Papës Gjon Pali I për 19 vite, por nuk e ka parë asnjëherë të flejë. Kur hyn brenda, e gjen në shtrat. Fytyrën e ka të shtrembëruar dhe gishtërinjtë e tij të ngurtë mbajnë shtrënguar një copë letër. Menjëherë është e qartë se nuk është mirë: Papa ka vdekur.

Përpara se doktori të shkojë aty, shfaqet Jean-Marie Villot. Villot është kardinali Sekretar i Shtetit, njeriu i dytë më i pushtetshëm në Vatikan – të paktën ishte deri kur Papa e largoi pak orë më herët, për shkak se ishte një anëtar i lozhës masonike P2. Pak pasi ai mbërriti, letra që mbante në duar Papa Gjon Pali I u zhduk – bashkë me një shishe ilaci për tensionin e gjakut në kokën e shtratit, si dhe testamentin. A u helmua Papa në natën e 28 shtatorit 1978 – vetëm 33 ditë pasi kishte marrë detyrën?

Në fundin e viteve 1970, Banka e Vatikanit ishte “lopa për t’u mjelë” me para e frimasonëve dhe mafias siciliane. Gjon Pali I, nga ana tjetër, ishte një kundërshtar i palëkundur i institucionit financiar. Ai kishte dijeni për punët e pista të bankierëve Michele Sindona dhe Roberto Calvi, që kryheshin nën maskimin e Kishës – dhe ishte i vendosur që t’i jepte fund. A ishte ky një vendim që e pagoi me jetën e tij, thonë mbështetësit e teorive konspirative?

Me vdekjen e Gjon Palit I, Villot e tërhoqi dorëheqjen, parandaloi shpërbërjen e bankës së Vatikanit, dhe ndaloi një ekzaminim post-mortem të Gjon Palit I pas vrasjes së tij. Kur u pyet përse, ai citoi ligjin kanunor. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button