Enciklopedike

Kush janë “Black Bloc”?

Screen Shot 2016-05-05 at 14.15.03

Termi “Black Bloc” (Blloku i Zi), përdoret për të përcaktuar ata protestues që veprojnë në një grup homogjen duke mbajtur rroba në ngjyrë të errët:është veshja e zezë ajo që i dallon këta individë, të cilët kërkojnë përplasje të dhunshme me policinë gjatë tubimeve paqësore. Këto grupe protestuesish të veshur në të zeza (me kokë dhe fytyrë të mbuluar me shalle dhe helmeta, ndonjeherë edhe maska gazi), zakonisht i përkasin lëvizjeve anarkiste, anti-kapitaliste dhe anti-globaliste.

Në këtë grup, që i privon pjesëtarët nga identiteti i tyre, mund të aderojnë edhe individë pa asnjë ideal, por që kanë si qëllim të vetëm shkaktimin e përleshjeve të dhunshme që mund të dëmtojnë njerëz dhe prona. Po cilat janë tiparet dalluese të “Black Bloc”? Ata nuk kanë një statut, dhe tradicionalisht mblidhen për të kundërshtuar, përmes akteve të forcës dhe dhunës, samitet e organizatave ekonomike bdërkombëtare, duke kërkuar vazhdimisht konfrontimin e drejtpërdrejtë me policinë.

“Black Bloc”  marshojnë zakonisht në një bllok kompakt, duke u dalluar për vandalizmin e tyre ndaj simboleve të globalizimit dhe kapitalizmit, si bankat, universitetet private, korporatat shumëkombëshe, si dhe duke krijuar mundësitë për një përplasje të drejtpërdrejtë me autoritetet shtetërore. Shpeshherë ky lloj grupimi vepron duke nisur nga brenda  demonstratave paqësore, prej të cilave më pas shkëputet për të kryer akte kundër simboleve të pushtetit.

Ky term daton që në vitet ’80 të shekullit të shkuar, kur në Gjermani policia identifikoi me termin “schëarzer block” ose blloku i zi, një turmë protestuesish pranë të majtës jashtë-parlamentare, të cilët po demonstronin kundër përdorimit të energjisë bërthamore. Gjatë viteve ‘90, emri u përshtat në gjuhën angleze “Black Block” dhe u ri-përdor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të riemërtuar grupet e protestuesve kundër Pentagonit dhe Luftës së Gjirit. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button