Ekonomi

Kush ngrohet me borxhin grek?

borxhi grek

Paul B. Preciado

Libération

Në Athinë ka ardhur i ftohti. Ai futet mes kantierëve detarë të braktisur të portit, ngjitet në rrugën e Pireut dhe mbështjell sheshin Omonia, zbret nga kodrat e Likabetit apo Filopapos, dhe vihet nën kontroll të rrugëve të Hekzarkias. Në Athinë, i ftohti vepron si një katalizator i varfërisë. Pa diellin, i cili si një filtër Photoshop-i fsheh gjithçka, qyteti të duket si një skenë gjigande e veshur, e përbërë prej një mbivendosjeje të pafundme rrënojash: rrënoja greke, romake, bizantine dhe otomane, fragmente të imperializmit anglez dhe gjerman, rrënoja moderniste, mbetje të revolucionit industrial, mbetje të epokës elektrike, mbetje të diasporës kapitaliste globale, skelete automobilësh të karbonizuar dhe braktisur, pas zjarreve të anarshistëve, e kështu me radhë. Në majë të të gjithë këtyre shtresave ndodhen tashmë rrënojat neoliberiste të lëna prej shembjes europiane. Përballë ndërtesës së parlamentit dhe të bibliotekës kombëtare, qentë endacakë, natyra e shpirtit të ngrirë të shtetësisë, shtrihen të palëvizur, të rrotulluar pas vetvetes. Kush ngrohet me borxhin grek? …

[real3dflipbook id=”800″]

 

Leave a Reply

Back to top button