Psikologji

Kush nuk e ka dashur Rocky Balboan dhe mesazhet e tij në film

Rocky Balboa është shembulli ideal i një kampioni që nuk heq dorë. Kur rrëzohet dhe mendon se është mundur, ai ringrihet dhe refuzon të dorëzohet. Me siguri që e keni dëgjuar edhe ju fjalimin e famshëm të Rocky Balboas drejtuar të birit të tij për jetën dhe besimin tek vetja. Ne e kemi përfshirë një pjesë të fjalimit në fillim të këtyre mesazheve dhe mund ta kuptoni se pse ai përdoret ende në shumë video motivuese.

“Më lejo të të them diccka që ti e di tashmë. Bota nuk është vetëm me shkëlqime dhe ylberë pas shirave. Është një vend i egër dhe nuk do t’ia dijë se sa i fortë je. Do të të godasë derisa të të rrëzojë në gjunjë dhe do të të lërë në atë pozicion, deri në momentin që ti do ta lejosh. As unë, as ti, askush tjetër nuk do të të godasë aq fort sa jeta. Por nuk ka rëndësi se sa i godet të tjerët, por se sa të godet ty jeta dhe sërish ti vazhdon të ecësh përpara. Se sa shumë mund të mbash dhe sërish të ecësh përpara. Kjo gjë e përcakton fitoren”.

“”Mbaje mirë në mendje, mendja është muskuli yt më i fortë. Krahët e mëdhenj mund të lëvizin gurë të mëdhenj, por fjalët e mëdha mund të lëvizin male të tërë”.

“Unë besoj se ekziston një fuqi e brendshme që ndan fituesit nga humbësit. Dhe fituesit janë ata që arrijnë të dëgjojnë të vërtetën e zemrave të tyre”.

“Nëse ekziston diccka që do ta bësh dhe që duhet ta bësh, atëherë nise dhe bëje. Luftëtarët luftojnë”.

“Ti nuk ke për të pasur një jetë, deri në momentin kur të besosh tek vetja”.

“T’ia nisësh edhe një herë nga e para, edhe pse e di që nuk ke për t’ia dalë. Pikërisht kjo përbën diferencën në jetën tënde”.

“Dhe nëse e di se ccfarë meriton, atëherë lëviz dhe arrije atë që meriton. Por ti duhet të përpiqesh të marrësh përsipër rreziqet, jo të drejtosh gishtat e tu nga të tjerët duke thënë se nuk je atje ku do doje të ishe, për shkak të këtij apo të asaj, apo të atyre. Dështakët e bëjnë këtë gjë dhe ti nuk je dështak. Ti je shumë më mirë se kaq”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button