Your Life

Kushtuar femrave: “Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë do të vinin re personalitetin para siluetës sonë?”

Nëse një femër nuk i lyen thonjtë e këmbëve, apo nuk i pastron thëmbrat, ajo konsiderohet e ngathët. Ndërkohë që për meshkujt, mjafton që thjesht t’i kenë këmbët të pastra. Nëse një femër nuk i depilon këmbët, nuk e hidraton lëkurën me krem apo nuk hedh parfum, as që ia hedhin sytë. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë të flitet për këmbët jo të depiluara të një mashkulli.

Femrat ndërkohë duhet të kenë të pasme të dobëta, ama të rrumbullakëta dhe pse jo, edhe të forta. Femrat duhet të kenë bark të sheshtë dhe të tonifikuar, edhe kur moshohen, edhe kur kanë kaluar një apo mëshumë shtatzëni. Nga ana tjetër, një mashkull as që komentohet, edhe kur vendos bark, apo ështëmbipeshë.

Femrat duhet të kenë një fytyrë të lëmuar, të grimuar, me një hundë të vogël, dhëmbë të bardhë dhe lëkurëpa qime e pa rrudha. Ndërkohë që meshkujt konsiderohen simpatikë, edhe kur kanë rrudha, edhe kur e kanë hundën të madhe apo kur janë tullacë.

Komenti i parë që bëhet për një femër, ka të bëjë gjithmonë me pamjen e saj të jashtme, edhe nëse ajo është politikane, kuzhiniere, gazetare, mjeke, apo bën çfarëdo profesioni tjetër që nuk ka lidhje me pamjen e jashtme. Pamja e një mashkulli përmendet vetëm, nëse ai është simpatik.

Ky model i të menduarit është ngulitur aq thellë në shoqëri, saqë edhe vetë ne femrat shajmë njëra-tjetrën, nëse këto “rregulla” të pashkruara nuk realizohen. Por çfarë do të ndodhte sikur vetëm për një ditë, tëgjithë të vinin re fillimisht personalitetin tonë përpara siluetës sonë? Për fat të keq, këtë gjë nuk ka për ta ditur as gjenerata jonë dhe ndoshta, as ajo e vajzave tona.

Sigurisht që në luftën për barazi ka çështje më të rëndësishme se kjo, por e vërteta është se, përderisa një femër duhet të duket perfekte së jashtmi për t’u vlerësuar, ndërsa një mashkull mjafton vetëm të marrë frymë për t’u vlerësuar, nuk kemi për të shkuar askund si shoqëri... – Mauri

Back to top button