BotaMAIN

Kutuzov është gabimi më i madh i këtij mijëvjeçari të tretë

Nga Mariano Totaro

Konsiderata e parë është e një natyre gjeografike:Rusia ndodhet në Evropë, zë thuajse 30 për qind të kontinentit, dhe më shumë se 2/3 e popullsisë së saj jeton në Rusinë Evropiane, duke e bërë kështu vendin evropian më të populluar.

E dyta është historike:para vitit 1917, Rusia ishte një vend, fisnikëria dhe shtresa e mesme e lartë e të cilit, ishin të integruara në mënyrë të përkryer me kombet e tjera evropiane. Mjafton të lexosh kryeveprat e patejkalueshme të letërsisë ruse, për ta kuptuar këtë realitet të padiskutueshëm.

Fisnikët flisnin frëngjisht midis tyre, dhe shkëmbimet tregtare ishin pothuajse ekskluzivishtme shtetet e tjera evropiane. Edhe fjala “Car vjen nga latinishtja Cezar. Mua më ka bërëshumë përshtypje një episod në librin “Lufta dhe Paqja”, në të cilin, para betejës së përgjakshme të Borodinos, trupat ruse mbajnë në një ceremoni fetare ikonën e ZojësSmolenskut.

Në një moment turma hapet për të lejuar kalimin e Mikail Kutuzov, gjeneralit kryesor tëushtrisë, që përulet para ikonës, ngrihet me vështirësi, dhe me një gjest të cilin Lev Tolstoi e përkufizon si fëminor dhe naiv, e puth ikonën para oficerëve dhe ushtarëve të emocionuar.

Humanizmi dhe thjeshtësia e Kutuzov, janë emblemë e natyrës së popullit rus të lidhur fort me vlerat dhe traditat e theksuara perëndimore. Në tetorin e vitit 1917, ndodhi revolucioni komunist. Më pas shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, pasoi Konferenca e Jaltës dhe ndarja e botës në dy blloqe:në vendet komuniste të Lindjes dhe vendet demokratike të Paktit Atlantik.

E megjithatë, bota vazhdoi përpara dhe regjimi sovjetik u shpërbë në vitin 1987, pas vetëm 70 vitesh histori. Unë nuk mendoj se Rusia e sotme ishte gati të anëtarësohej në Bashkimin Evropian, apo të vë në dyshim qëndrimin e saj ndaj Aleancës Atlantike. Megjithatë, unë besoj se vizioni i gjerë politik i një federate evropiane nuk mund të ndahet nga Rusia, sepse kjo e fundit është evropiane. Këto janë procese që do të ndodhin në dekadat e ardhshme, të cilat ndoshta do ti shohin të përfunduara fëmijët tanë.

Por janë vizionet afatgjata, që duhet të ndjekë në mënyrë strategjike një politikë e mirë. Bashkimi Evropian duhet të përpiqet të kënaqë dëshirën e Perëndimit,e ka dashur gjithmonë popullatën ruse, duhet të punojë për të siguruar që vlerat demokratike dhe liberale,të mund të triumfojnë mbi instinktet sovjetike diktatoriale të Vladimir Putinit dhe klasës së tij politike, për ta bërë Rusinë pjesë të BE-së pas disa dekadash.

Në këtë mënyrë, BE-ja ajo të bëhej një fuqi botërore me lëndë të parë, dhe me një kapacitet tëmadh industrial dhe prodhues. Disa dyshojnë se për të shmangur këtë skenar, SHBA-ja e provokoi në një fare mënyre vetë luftën në Ukrainë.

Vetë Papa Françesku foli me guxim, i vetmi kryetar shteti që e bëri këtë, për përgjegjësinë NATO-s në origjinën e këtij konflikti fatkeq dhe absurd në zemër të Evropës. Por pavarësisht vullnetit dhe sjelljes së SHBA-së, është qëndrimi i BE-së, ai që ka qenë zhgënjyes dhe katastrofik.

Bashkimi Evropian duhej të bënte gjithçka që kishte në dorë për ta shmangur luftën. Ai duhej të ishte e qartë në dëshirën e tij për të respektuar Marrëveshjet e Parisit të vitit 1997, dhe të kërkonte respektimin e saj nga të dyja palët. Ashtu si Gjermania që u përpoq ta bënte këtëderi momentet e fundit.
Në këndvështrimin afatgjatë, Brukseli duhet të ishte përpjekur të ruante statuskuonë aktuale, të luante një rol në zgjidhjen e konfliktit në Donbas (që ishte gjithashtu një realitet tragjik), të mos i jepte Putinit mundësinë për të vënë në zbatim dëshirën e tij të çmendur për një rikthim në diktaturën sovjetike, duke shmangur gjakderdhjen dhe tmerret e luftës, duke pritur që Putini të pasohej në detyrë nga krerë të tjerë shtetesh që janë të aftë ta përfundojnë, megjithëse ngadalë, procesin e demokratizimit të Rusisë. Në vend të kësaj, konflikti në Ukrainë e ka larguar ëndrrën disadekadëshe të një Evrope të bashkuar. / Opinione.it” – Bota.al

Back to top button