Letersi

Ky është libri që e influencoi më shumë se cilido tjetër, Albert Ajnshtainin

Screen Shot 2016-07-09 at 23.36.53Albert Einstein ishte një nga mendjet më të mëdha të të gjitha kohërave. Emri i tij është sinonim me madhështi. Por, cili libër kishte efektin më të madh në një mendje kaq të rëndësishëm? Ishte: “Një traktat i natyrës njerëzore”, nga David Hume, i cili u botua në vitin 1738. Hume ishte një filozof skocez i njohur për kontributin e tij në skepticizmin filozofik.

“Një traktat i natyrës njerëzore”, që në fakt përbëhet nga tre libra, ishte përpjekja e Humes për ta parë filozofinë, në një mënyrë të ndryshme. Ai është një libër tepër i komplikuar, gjë e pritshme, përderisa Einsteini e ka pëlqyer. Hume argumenton se jo çdo gjë nga jeta mund zgjidhet dhe zbërthehet përmes përvojave. Libri I, “Mbi kuptimin,” ka të bëjë me origjinën e ideve.

Më pas, ai diskuton skepticizmin e tij në lidhje me hapësirën, kohën, njohuritë, dhe probabilitetin, duke përfshirë natyrën e shkakut dhe pasojës. Libri II, “Mbi pasionet”, flet për përshtypjen e parë dhe të dytë dhe se si veprimet tona janë të ndikuara nga arsyeja dhe pasioni. Libri i tretë është “Mbi moralin”, ku ai argumenton se morali nuk është i bazuar në logjikë, por është më shumë një pasion.

Einsteini e ka përmendur disa herë se “Një traktat i natyrës njerëzore” kishte patur një ndikim të madh tek ai. Ai e lexoi librin pak para se të shpaloste teorinë e tij të famshme të relativitetit. Në një letër, Einstein ka thënë se traktati e ka ndihmuar për të formuluar idetë. Ishte sikur ai tashmë i kishte idetë të inkubuara në mendjen e tij, dhe Hume e ndihmoi për t’i artikuluar ato./bota.al

Leave a Reply

Back to top button