Psikologji

Ky është motivimi që ju duhet në çdo mëngjes të jetës suaj

Në vend që të tregoheni të këqinj me veten duke u ndjerë jo tërheqës, shumë të gjatë, shumë të shkurtër, ju duhet të zgjoheni në mëngjes dhe të thoni “Unë jam një kryevepër”. Kur e nis një ditë, duhet ta zotërosh mëngjesin. Kur zgjoheni në mëngjes, thoni “Faleminderit për paqen, mirësinë, mirëkuptimin, zgjuarsinë, dashurinë!”. Thoni “Faleminderit!” paraprakisht për çdo gjë tuajën.

Pyetja ime sot është, sa shumë “Unë jam …” vijnë në mendjen tënde tani? Disa nga ju, nëse e ndryshojnë “Unë jam…”, do të shkojnë në një nivel tjetër. Por sigurohuni që në mendjen t’ju vijnë “Unë jam…” të duhurat dhe në jetën tuaj të siguroni gjërat e duhura. Bëni një listë me “Unë jam…”. Shtoni aty edhe gjëra që nuk i keni, por që doni t’i arrini. Ato vërtet nuk i keni tani, por me siguri duke i lexuar vazhdimisht, do t’ju nguliten në mendje dhe do t’ju nxisin të përpiqeni për t’i arritur.

Ajo dëshira e madhe që ti ke në zemër për t’u bërë diçka, për të shkuar diku, për të bërë lekë a për të pasur diçka tjetër në jetë, ajo është prova e Zotit për ty. Çdo gjë të mirë që ti kërkon të kesh, mund ta kesh nëse këmbëngul dhe përpiqesh për ta arritur.

Cila do të ishte dita jote perfekte? Dua të pyes, si duhet të ishte ajo ditë, në të cilën ti në darkë do të shkoje i lumtur në shtrat dhe do të mendoje “Kështu i dua unë gjithë ditët e jetës sime”? Nëse e ke një ide, unë të kërkoj të mos presësh deri në fund të jetës tënde për ta kaluar atë ditë perfekte. As deri në fund të javës, apo në fund të vitit. Duhet të nisësh që sot, po, që në mëngjes për ta arritur atë ditë. Hapat e vegjël, pas shumë kohës, bëhen distanca të mëdha.

Unë të kërkoj të mos thuash gjëra negative për veten tënde. Këto mendime të dëmtojnë më shumë në rrugën e jetës. Bëji vetes një nder dhe kupto se në jetë, kemi plot gjëra të tjera kundër nesh. Mos i shto ato duke qenë edhe vetë kundër vetes. Bëhu një person i mendimeve pozitive, i veprimeve pozitive dhe një ditë do të zgjoheni e do të thoni duke menduar për veten tuaj në të shkuarën “Kam arritur kaq shumë dhe sërish më mbeten akoma gjëra për të arritur”.

Sot je gjallë. Të është dhënë një mundësi tjetër për të qenë më i mirë dhe për të vepruar më mirë. Mos e shpërdoro këtë mundësi… / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button