Histori

Ky ishte zëri i vërtetë i Adolf Hitlerit (Audio)

Screen Shot 2016-06-18 at 09.40.26E di që njerëzit mposhten më pak nga fjala e shkruar sesa nga fjala e thënë, dhe çdo lëvizje e madhe në këtë shtet është falë paraqitjes së oratërve të mëdhenj, e jo falë shkrimtarëve të mëdhenj” – Adolf Hitler, “Lufta ime”, 1925.

Me mbi 5000 fjalime bindëse, lideri nacist Adolf Hitler ka ditur se si ta magjeps publikun me zërin e tij të ndryshuar dhe të ushtruar.

Zëri i Hitlerit përshkruhet si i bindshëm, i fuqishëm dhe magjik nga romancieri frëng-amerikan Xhorxh Shtajner.

“Kam lindur në vitin 1929, kështu që nga viti 1933 kujtimet e mia më të hershme është qëndrimi në kuzhinë duke dëgjuar zërin e Hitlerit në radio”, shkruan Shtajner.

“Është vështirë të përshkruhet, zëri i tij magjeps. Ndjen se si po ndjek gjestet e tij edhe përkah faktit që tërë atë po dëgjon në radio,” thotë ai.

Zëri normal i liderit nacist ka qenë i panjohur jashtë rrethit familjar.

Por, në vitin 1942, një inxhinier finlandez fshehtas ka inçizuar një bisedë ndërmjet liderit për mbrojtje të Finlandës, Karl Gustaf Emil Manerheim dhe Hitlerit. Ai ka arritur të kapë një inçizim prej 11 minutave.

Leave a Reply

Back to top button