Pesë njerëz të brendshëm të Goldman duan që të shfuqizojnë ligjet, të cilët mbrojnë kursimet e amerikanëve. Ata që nuk mësojnë nga historia, shpesh janë të dënuar ta përsërisin atë
Steven Mnuchin, Sekretari i ri i Thesarit, është një bankier kontrovers. Për shtatëmbëdhjetë vjet ai ishte brenda Goldman Sachs, duke arritur që të bëhet edhe “managing partner”. Eshtë brezi i dytë i Mnuchin-ëve, që punojnë në një bankë të fuqishme në Wall Street: babai i tij ka punuar atje për tridhjetë vjet.
Steve Bannon, kreu i ri i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë, është skalitur tek Goldman Sachs në vitet e trazuar tetëdhjetë, si një bankier i specializuar në bashkimet dhe blerjet: në këtë fushë ka mësuar se lakmia është virtyt, në kulmin e fuqisë “grabitqare” të Wall Streetit dhe bumin dhe obligacioneve të pavlerë.
Gary Cohn, president i ri i Këshillit Ekonomik Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, ishte deri në dhjetorin e kaluar president i Goldman Sachs.
Jay Clayton, kreu i ri i Komisionit amerikan për letrat me vlerë dhe shkëmbimet, njeriu të cilit i është besuar detyra e rregullatorit të Goldman Sachs dhe pjesës tjetër të Wall Street, është një avokat i cili i ka shërbyer me besnikëri, po atij Goldman Sachsi, për një seri marrëveshjesh shumëmiliardëshe, si me partnerët si Sullivan & Cromwell, studim referimi për Goldmanin prej më shumë se një shekulli.
Dina Powell, këshilltare për nismat ekonomike e presidentit Trump dhe këshilltare e besuar e vajzës së tij Ivanka dhe burrit të saj Jared Kushner, ka qenë një partnere e Goldman Sachs dhe kreu i Fondacionit “Goldman Sachs”.
Jo, ky nuk është një konspiracion. Ky është realiteti. Mirë se vini në Qeverinë e njerëzve të brendshëm të Goldman Sachs, e njohur ndryshe si administrata Trump. Këta pesë bij të bankës së madhe spikasin mes turmës së plutokratëve, financuesve të paskrupullt dhe ultra-konservatorëve të Tea Party, me të cilët Trumpi ka mbushur kabinetin e tij.
Secili prej tyre është fort i bindur për nevojën për të ulur taksat mbi bizneset dhe për të thyer sa më shumë litarët që frenojnë Wall Streetin; secili prej tyre beson vendosmërisht se duhet të lëshohen “instinktet kafshërore” të tregut.
Këta ish bankierë në Goldman Sachs, tani ndër këshilltarët kryesorë ekonomikë të Trumpit, po ndjekin objektivin e çmontimi të Dodd-Frank – kërkuar nga Barak Obama pas Recesioni të Madh – si edhe ligjet dhe rregulloret e tjera, të cilat duhet të mbrojnë amerikanët nga një tjetër krizë financiare.
Disa komentatorë po paralajmërojnë për rrezikun që një periudhë e zgjatur e çrregullimit mund të çojë në një tjetër flluskë financiare, si dhe kthimin e këtyre praktikave të rrezikshme që çuan në rrëzimin e Lehman Brothers në vitin 2008.
Midis tyre është Edwin “Ted” Truman, ish-kreu i seksionit ndërkombëtar të Federal Reserve në kohën e Alan Greenspanit. Truman ka parë shumë kriza globale. Dhe ka vërejtur nga brenda Fed, se çfarë ndodh kur Wall Street lihet e lirë dhe pa rregulla.
Truman druhet se ajo që ka në mendje administrata Trump, mund të krijojë kushtet për një krizë të re financiare. “Ai që është duke u përgatitur, është një kundër-revolucion, me çmontimin e Dodd-Frank dhe anulimin e mundshëm të shumë kufizimeve ndaj Wall Street. Kështu do të ndryshojë modeli i cili është në fuqi, që prej krizës globale të vitit 2008”, thotë Truman.
Pyetja kryesore për të nuk është nëse do të ketë një tjetër cikël, por se sa kohë do të duhet.
“Njerëzit i harrojnë mësimet e së kaluarës,” shton ai.
Mësimet e së kaluarës janë më shumë se të qarta, por administrata Trump do të ulë taksat për biznesin dhe do të vazhdojë me derregullimin: Wall Street mund të gëzojë përsëri. Donald Trump dhe ekipi i tij i Goldman Sachs, me siguri nuk do të mbajnë premtimin e bërë gjatë fushatës zgjedhore për të “tharë moçalin”, në të cilin janë zhytur lobistët e Wall Street. Ekipi Goldman ka në duar çelësat e qeverisë. Tani ata janë hedhur me mish e me shpirt në misionin e shfuqizimit të ligjeve që ishin për të mbrojtur investitorët amerikanë nga një tjetër krizë financiare, me bashkëpunimin entuziast të republikanëve në Kongres.
Në këto rrethana, nuk ka me të vërtetë nevojë për një top të kristaltë, për të parë se një periudhë e zgjatur të derregullimi do të ndjekë një tjetër flluskë financiare, në mënyrë praktikisht të pashmangshme. Eshtë vetëm një çështje kohe.
Ata që nuk mësojnë nga historia, shpesh janë të dënuar ta përsërisin atë.
Shkëputur nga libri i Alan Friedman: “Kjo nuk është Amerika” / www.bota.al