Nuk ka polici, nuk ka krime, dhe nuk ka papunësi në qytetin e largët Marinaleda të Andaluzisë, një prej rajoneve më të varfër të Spanjës. Vetëm disa mijëra njerëz jetojnë këtu, e megjithatë ata kanë arritur të ndërtojnë utopinë e tyre social-demokratike.
Një pjesë e madhe e kësaj u bë e mundur falë kryebashkiakut, Juan Manuel Sánchez Gordillo. Në vitin 2008, kur vendi po kalonte një krizë financiare të rëndë, Gordillo organizoi sulme ndaj supermarketeve dhe më pas ua rishpërndau pasurinë të varfërve: vaji, orizi, fasulet jepeshin falas për ata që nuk mundeshin t’i blinin.
Gordillo është futur në burg shtatë herë, ka marrë pjesë në marshime dhe greva masive urie, dhe pas 12 vjetësh luftë të vazhdueshme, u bë kryebashkiak si dhe krijuesi i kryesor i asaj që vetëquhet një utopi social-demokratike. Ai ka ndërtuar një qytet ku ka ushqime të mjaftueshëm dhe ku të gjithëve u plotësohen nevojat.
Tashmë aty ka një kooperativë të fermerëve, ku janë të punësuar pothuaj të gjithë fshatarët. Fitimi ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre, kshtu që pagat mujore janë mesatarisht 1200 Euro për person.
Të gjithë ata që do të donin të ndërtonin shtëpinë e tyre, mund ta bëjnë falas. Ka një hapësirë të lejueshme prej 192 metra katrorë për familje, dhe familjet bashkë me punëtorët e kualifikuar ofrohen nga bashkia.
I vetmi kusht është që pas ndërtimit, familjet të paguajnë 15 Euro në muaj për pjesën e mbetur të jetës, me marrëveshjen që shtëpia nuk mund të shitet më privatisht.
“Duhet të rishikojmë vlerat tona, shoqërinë e konsumit, dhe vlerën që i caktojmë parasë, egoizmit dhe individualizmit”, thotë Gordillo. “Marinaleda është një shembull i vogël, dhe ne duam që kjo eksperiencë të shtrihet kudo në botë”. /www.bota.al