Histori

Lamtumira cinike e plot zemërim / Letra ndarjesh të filozofëve të mëdhenj

Ironia, zemërimi, trishtimi, cinizmi në letrat e ndarjes të Immanuel Kant, Karl Marx, Friedrisch Nietszche, Platon, René Descartes, Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir,  Søren Kierkegaard, John Locke

Screen Shot 2015-06-12 at 19.12.16

Përgjatë gjithë marrëdhënies sonë, kam qenë absolutisht dhe pakthyeshmërisht fatkeq. Tani mund ta shoh se ti më ke përdorur thjeshtë si një mjet për të arritur qëllimin. A nuk e di si më bën të ndihem kjo gjë? Eshtë e detyrueshme që ti të reflektosh për kuptimin e ligjit universal, dhe të pushosh së bëri atë gjënë që bëre me gjuhën. Atë e urreja!.

Imannuel Kant
*
Cfarë bëjmë ende bashkë? Cdo ditë që kalon, ti bëhesh më e izoluar nga puna jote. Ka më shumë se një muaj që nuk kemi bërë dashuri, edhe pasi unë u kurova nga ajo puçrra, dhe isha kaq i sigurtë që do të festonim ashtu si na ka hije. Kërkoj drejtësi nga ferr i masturbimit borgjez që e quajnë “marrëdhënie”.

Karl Marx
*
A e mban mend atë ditën me patat? Ishte ftohtë dhe binte shi, dhe qielli ndjellakeq u përpoq të vulosë fatin tonë, me secilin shkulm ere. Ne rendëm drejt strehës më të afërt, aty ku ndeshëm një familje patash të mbledhura së bashku, dhe më kujtohet që të shihja dhe mendoja: “Kjo nuk mund të zgjasë”. Po a ka gjë që zgjat? Më dëgjo kur të them se, pikërisht ashtu si një bletë braktis lulen e saj pasi përfundon pllenimi, ashtu edhe ti duhet të vazhdosh përpara, ose të zbresësh poshtë. Një ditë jo të largët do të takosh një burrë, dhe ai do të ngrihet si feniksi nga hiri, dhe unë shpresoj shumë që ai nuk do të të ngjisë sifilizin”.
Friedrisch Nietszche
*

Më dhemb ta pranoj, por Sokrati kishte të drejtë për ty. Ti nuk je në gjendje të mendosh për gjë tjetër, veç vetes tënde. Kur ishte hera e fundit që erdhe të më shihje tek jepsa leksion në Akademi? Ka një kohë të gjatë që jam përhumbur në një gjendje mohimi. Tani më në fund e kuptoj se dashuria jote nuk është e vërtetë. Bukuria jote është e jashtëzakonshme, por dhe abstrakte e dhimbshme. Lërmë mua të ballafaqohem me botën materiale. Shko ti!

Platoni
*
Unë pi, prandaj dhe jam… i dehur. Ha ha! Mendoja se do të ishte më e lehtë pas gotës së gjashtë të verës, por, është gjithësesi absolutisht e tmerrshme. oh, bota ime zvogëlohet kur mendoj që ti nuk je në të dhe – ose prit, a e di çfarë? Lërmë të filloj nga fillimi. Filozofia është si një pemë, dhe ajo ka gjithë këto degë që shtrihen jashtë, por ti je si një shkurre. E lezetshme dhe e vogël, por jo shumë e përgatitur për mendimin racional. A e kupton çfarë po përpiqem të them?

René Descartes
*
E dashur vashë, vizitova ekspozitën e Balzakut dje dhe menjëherë e kuptova që duhej të ndaheshim. Jam tmerrësisht id ashuruar me ty, e megjithatë të përbuz. Përpiqu ta kuptosh: Mendoj për ty në ata momentet e vegjël, delikatë, si kur një ketër rend nëpër një rrugicë, apo një burrë i pastrehë i jep vetes kënaqësi prapa shkurreve të les Tuileries. Mund të jetë koha kur ti duhet të gjesh dikë tjetër, që të ndajë me ty interesin për treshet moralisht të zhvilluara.
Jean-Paul Sartre
*

J.P., ti je gomar.
Simone de Beauvoir
*
Do të vazhdoj dhe do ta ndaj marrëdhënien tonë në tre faza. Faza e parë përcaktohet nga estetika. Bëra një shëtitje përgjatë një prej rrugëve të ma të preferuara në Kopenhagë, të pashë që dole nga një karrocë, dhe e kuptova në moment se duhet të të kem. Faza e dytë e ekzistencës sonë është etike. Ndërkohë që dëshiroja të ngulja sytë në trupin tënd të fshehur, kuptova se kohët e fundit ti i kishe zbuluar trupin dhe shipirtin mikut tim Hans, dhe e dija që ai do të zemërohej nëse unë provoja diçka. Faza jonë e tretë dhe e fundit është fetare. Nuk më bëhej shumë vonë për Hansin, kështu që të josha. Megjithatë, ne të dy kemi bërë një mëkat shumë të rëndë, kështu që duhet t’i japim menjëherë fund këtyre takimeve imoralë.

Søren Kierkegaard
*
Thuaji mirë u pafshim John “Cocke”-t tim! John Locke

THE NEW YORKER – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button