Analiza

Lamtumirë modelit suedez!

Papunësia rrit krizën e eurozonës kërcënon eksportin dhe popullsia vjetërohet. Në Stokholm si në Danimarkë e Finlandë, bie këmbana e alarmit: mirëqenia bie me shpejtësi dhe bashkë me të, miti i Veriut të madh

Stokholm

I SJELLSHËM dhe i palodhur, Carl Smitterberg është një dyzetvjeçar poliglot e shumë sportiv, elegant, jo zyrtar, me xhaketë blu të prerë mirë dhe me këmishë me kopsa: duket si një menaxher i ri i një industrie në shkëlqim, ose i një banke skandinave të zbarkuar në Canary Wharf në Londër. Por jo, në fakt udhëton me të shpejtë në qytet gjatë gjithë ditës në Tunnelbana, metroja-strehim e antibërthamor, për t’u kujdesur për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilëve u sjell në shtëpi alarme që vendosen në pulsin e dorës dhe lidhen me qendrën e kontrollit. “Kemi shumë fonde, por më shumë sesa 110 mijë nga 900 mijë banorët e Stokholmit janë mbi 65 vjeç, një trend në rritje”, shpjegon Li Jansson, ekspert i ri dhe i zoti i insitutit të Almegës, që është në radhën e parë për integrimin e emigrantëve, “duhet të bëjmë më shumë për ta, ose populistët do të rriten”, më thotë.
Kristina Persson, e cila në qeverinë e re të së majtës, është Ministre e të Ardhmes dhe në krye të riprojektimit të sistemit nuk ka dyshime: “Modeli verior duhet të ndryshojë për t’u bërë i qëndrueshëm, të organizohet më mirë, të krijojë, të prodhojë, të integrohet më shumë e të japë më shumë punë, përndryshe populistët do të bëhen një sfidë me të vërtetë e rrezikshme”. Kohë reflektimesh të qeta e të hidhura, në Stokholmin e qeshur e të sjellshëm, mbushur plot me njerëz që bëjnë pazar, i parfumuar me qirinj dhe kurora për Krishtlindje, dekoracione të shndritshëm, tregje Krishtlindjesh, bredha të dekoruar: madje edhe KUNGLIGA Slotten, pallati mbretëror ku së shpejti do të mbretërojë e shumëadhuruara Viktoria, është i ndriçuar nga festa. “Veriu është akoma parajsa e botës”, thotë shkrimtari kritik danez Jussi Adler-Olsen, “por po ndryshon, po bëhet më pak solidar e më pak liberal, dhe ne intelektualët kemi filluar të kemi frikë se mos zgjohemi një ditë dhe nuk e gjejmë më, duke zbuluar papritur një parajsë të humbur… Shumë vonë”.
Kujdes me alarmet: nuk mjaftojnë ende ndonjë protestë etnike në metropolet e vjetër industrialë të Jugut, as fluturimi i Sveriges Demokraterna, populistët e ri anti-evropiane të Jimmy Akesson-it, për të hedhur Veriun e madh në humnerën e Francës, diku mes rënies industriale dhe Frontit Nacional si parti e parë, apo në inatet tona urbane, mes racizmit dhe varfërisë mes të rinjve. Këtu në Suedi lidere-potenciale në rajon, në Finlandë, në Danimarkë, vlerat përbërëse të udhëheqësve mitikë të djeshëm, nga Olof Palme tek Urho Kekkonen, ende jetojnë, preken me dorë. Industria e eksportit dhe teknologjia e lartë e ekselencës fluturon, prodhon gjysmën e P.B.B-së. Risitë janë shtuar, që nga kërpudhat, deri tek fondet e qeverisë për muzikën e të rinjve. Idetë kyçe të botës të tilla si Skype dhe Spotify kanë lindur këtu. Korrupsioni dhe poshtërsitë janë aq të rralla, sa që edhe kontrolli i biletave, për trenin ose për Tunnelbana-n prej 210 oraresh që, nga Arlanda e largët, aeroport më i mirë se Mynihu apo Zyrihu, të çon në qendër për njëzet minuta, ndodh rrallë. Dhe madje edhe vajzat-nëna të ardhura nga Siria apo Somalia, mendojnë se sistemi social nuk do i lërë kurrë vetëm.
“Por nuk duhet të flejmë mbi dafina, papunësia në 8 për qind është tashmë shumë e lartë. Duhet të nxitojmë të rimendojmë modelin nordik, ta bëjmë të qëndrueshëm: më shumë organizim e më pak burokraci, më shumë produktivitet e më shumë integrim, e më shumë vëmendje ndaj pabarazive të reja”, rrëfen Ministri i Personelit nga studio e tij në Rosenbad, ndërtesa neoklasike qeveritare që vetëm uji i gjirit dhe një urë e ndan nga Gjykata. “Bota vrapon, nuk pret për ne, brezi im i baby-boomers plaket, së shpejti do të kemi një kosto”. E nuk ka mbaruar: “Jemi pak, ne kemi nevojë për më shumë emigrantë edhe për të prodhuar dhe për të financuar shtetin e mirëqenies”. Për fat të mirë, thotë menjëherë pas një takimi me drejtorin e Volvos, mes palëve sociale mbetet i gjallë konsultimi, zemra e “modelit nordik”. “Së bashku me vlerat e barazisë, prioritetit ndaj të afërmit,  besimit në institucione.” Mund të mos jenë të mjaftueshme: “E nesërmja e Eurozonës, ku ne kemi shitur 70 për qind të eksporteve është e zymtë, varet shumë nga Gjermania, sigurisht sot tek ne asnjë “PO” për hyrjen në Euro nuk do të përfaqësonte shumicën.” Dhe vetëm në lindje, avionët Gripen dhe anijet e padukshme gjurmojnë vazhdimisht bombarduesit dhe nëndetëset spiune të Putinit. Ja pra makthi tjetër: neutraliteti është në dyshim.
Probleme të ngjashme në Finlandë, thotë guvernatori i Suomen Pankki, Erkki Liikanen, mik kritik i Mario Draghi-t, nga studioja e tij ku triptikët e Akseli Gallen-Kallela-s, piktorit kombëtar, portretizojnë Aino-n e këndshëm dhe heronjtë e tjerë të Kalevala-s. “Në fusha të caktuara ne nordikët shkojmë shumë mirë, në të tjera jemi në vështirësi: tek ne, baza industriale është zvogëluar më shumë, me rënien e globale të industrisë elektronike dhe konsumit të letrës. Dhe bien lindjet, njerëzit duhet të punojnë më shumë për të pranuar reformat e pensioneve. Nëse rritja zvogëlohet dhe popullsia plaket, financimi i sistemit social nuk është më si në të kaluarën. Çështja kyç është se cila është pjesa thelbësore e sistemit social”. Konsensusi bipartisan, thotë Liikanen, është të mos mohosh vlerat themelore: barazinë, hapjen ndaj botës, integrimin. Dhe sisteme shkollore të vendosura për t’u dhënë shanse të gjithëve. Por çdo reformë dhemb, paralajmëron duke cituar Makiavelin: “Kush ka frikë nga humbja do të bërtasë fort, kush mendon se mund të fitojë do ta qepë, është sfida e përhershme e politikanëve, edhe këtu në Veri”.
Barazia paguan, na bën atë konkurrues, kujton kryeministri laburist danez Helle Thorning-Schmidt. “Fjalët e bukura nuk mjaftojnë kundër populistëve”, replikon Li Jansson. “Ish kryeministri Reinfeldt fillimisht privatizoi shërbimet sociale, një dështim, pastaj u kërkoi zgjedhësve që të hapnin zemrat për emigrantët, por pa shpjeguar se si. Në provincë është ndryshe nga Stokholmi, konkurrenca për punë e shërbime krijon tensione, dhe nga Siria arrijnë mjekë e inxhinierë klasi që nuk dijmë t’i integrojmë”, shpjegon. Çdo strategji duket e rrezikshme: “Qeveria e re e majtë rrit taksat, ndërmarrjet janë në alarm për tregun e punës”. Të dhëna të ftohta, por plagosin shpirtin. “Në vitet shtatëdhjetë bëmë gabimin e të menduarit që ishte më mirë të shtetëzoje gjithçka”, vë re politologu e gazetari hetues Henrik Berggren, “sot është gabimi i kundërt. Nuk kujtojmë që në 1989 u përmbys një sistem, ku shteti kishte shqyer ekonominë e tregut, sot rrezikojmë një process të kundërt”.
Lamtumira ndaj Veriut të madh të bashkuar, ja pra tmerri i intelektualëve, politikanëve e njerëzve të thjeshtë, këtu në Stokholm, Helsinki, Kopenhagen të ndezura nga Krishlindjet e ardhshme. “Ne ishim për dekada të ngopur me vlerat demokratike shoqërore, dhe askush nuk duhej të shpallej socialdemokrat”, vë re i trishtuar Jussi Adler Olsen. “Ishim toka e tolerancës, e solidaritetit: në fillim i afërmi, pastaj ti vetë. Më pas mitet e vlerat e përbashkëta janë sulmuar nga rrënjët. Rriten breza të rinj më shumë egoistë, më parë sesa të afërmin, mendojnë për portofolin. Shpresojmë në Suedinë e re të së majtës, të jetojmë akoma në një parajsë, por që mund ta humbasim”, rrëfen. Të ndrydhur dhe civilë, ja pra frikërat në shpirtin kolektiv të Veriut të Madh, deri tani me zemër solidare e të ngrohtë edhe mes ngricës së madhe. Sfidat populiste, me terrorin e një çarje të eurozonës, e me ulërimën alarmeve që prishin qetësinë e natës, kur Gripen-ët ngrihen sapo shohin të shfaqet një Tupolev bërthamor./la repubblica/
SHQIPERUAR NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button