MAINSport

Lara Colturi sërish në podium

Skiatorja e kombëtares së Shqipërisë, Lara Colturi, ka zënë sërish vendin e dytë në garën për Kupën e Botës që u zhvillua në Slloveni.

Colturi ka realizuar një garë të shkëlqyer, dhe vetëm në fund e ka humbur vendin e parë, të cilin ia ka rrëmbyer në sekondat e fundit skiatorja suedeze me eksperiencë, Sara Hector. Kjo e fundit zotëronte tashmë një avantazh prej një sekonde e 13 të qindat, pas garës së parë të ditës së sotme.

Sipas medias italiane, Colturi “ka futur në krizë Stjernesund dhe e ka ruajtur deri në fund avantazhin e saj”.

Ajo ka qenë para të gjitha skiatoreve të tjera, kur pritej vetëm gara e suedezes Sara Hector.

Sipas komentatorëve italianë, përveçse grintë, Colturi ka demonstruar edhe një pjekuri shembullore në garën e sotme, e cila duhet thënë se ishte shumë e vështirë.

Tashmë, skiatorja e kombëtares së Shqipërisë ka nisur ta konsolidojë vendin e saj jo vetëm në mesin e dhjetë më të mirave në botë, por edhe në podiumet e garave të Kupës së Botës. / bota.al

Back to top button