Analiza

Le Pen – Sarkozy – Hollande: Beteja e 2017-ës ka nisur

Françoise Fressoz

treshja

Një rezultat njëqind për qind, vetëm 17 fletë votimi rezultuan nul. Rezultati i marrë ditën e dielë më 30 nëntor nga Marine Le Pen, e vetmja kandidate në krye të Frontit Nacional (FN), ishte qesharak, sovjetik, karikatural dhe domethënës: e vetmja e cila është ngulur mirë në dekorin e takimit të madh elektoral të vitit 2017. Vajza ka neutralizuar babain me abuzimet e tij, ka “marinizuar” partinë, ka vrarë me ëmbëlsi kundërshtarin Bruno Gollnisch, kundër të cilit asaj i kishte dashur të luftonte prej pothuaj katër vitesh.

Në Lion, përpara një salle të elektrizuar, e nxitur nga sondazhet që e vendosin atë në krye të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidatja citoi Viktor Hygonë dhe Ten Hsiaopinin, foli për “Republikën”, duke përmendur dështimet e Fransua Holande dhe të Nicolas Sarkozysë. Marine Le Pen hapi aktin e I të fushatës: ajo përpara, ata mbrapa, për t’u ndeshur njëri me tjetrin “për të mësuar se cili do të ngjitet mbi shkallën e dytë”.

Në Francën e shastisur të vitit 2014, tripartitizmi nuk është më një aksident si në vitin 2002. Dobësuar nga kriza e cila po zgjat në Francë, UMP dhe PS e dijnë fare mirë që në vitin 2017 ato do t’i duhet të llogarisin dhe një forcë të tretë, Frontin nacional (FN).

Partia e ekstremit të djathtë, me sjellje si të një biznesi familjar jo vetëm që është e begatë, por ajo ka ndryshuar dhe po fiton simatizantë. Pas tezes Marine ravijëzohet mbesa e saj, Marion Maréchal-Le Pen, e cila gjithashtu është e vlersuar nga militantët. Kjo ishte një ngjarje tjetër e kongresit.

Një klan, një familje është duke “trazuar” peisazhin politik, siç ndodhi në Francë dymbëdhjetë vjet më parë, por këtë radhë në mënyrë metodike, profesionale, në sytë e të gjithëve.

Qysh prej disa muajsh, Jean-Christophe Cambadelis, sekretari i parë i Partisë Socialiste, lëshon alarmin, paralajmëron shokët e tij për rrezikun që mund të shkaktojë një fitore e Frontit Nacional: aq sa socialistët dijnë të luftojnë Nicolas Sarkozynë, po aq ata injorojnë se si të luftojnë kundra populizmit të kryetares së FN, e cila e nxitur nga papunësia masive, kriza e identitetit dhe dështimi i Evropës, po vret mëndjen për të flakur bipartitizmin duke i vënë të gjithë kundërshtarët e saj në të njëjtin thes – PS, UMP, Brukselin, Berlinin – për t’u përpjekur të rekrutojë, djathtas ashtu si majtas, ushtrinë e “patriotëve”, e gatshme që të shkaktojë në kohën e duhur në kutitë e votimit prishjen me “botën e vjetër”. Të dielën, nën sytë e kamerave të televizionit Marine le Pen ka shënuar një pikë të re. Por rreth saj, loja ka mbetur nga më klasiket.

“Zorro i goditur mbi një kalë të çalë!”, ka ironizuar Thierry Mandon, sekretar shteti për reformën, për kthimin në arenën politike të ish kryetarit të shtetit, i cili u rizgjodh të shtunën më 29 nëntor kryetar i UMP, ndërsa Jean-Christophe Cambadélis denonconte në kanalin e radios Europe 1 “radikalizimin theçerian” dhe “etjen për revansh” të personit të sapokthyer.

Refleksi është pavllovian. Sa herë që duhet risalduar e majta, emri i ish presidentit të Republikës kërcënon, sepse Sarkozy ka këtë veçori, të jetë njeriu i të djathtës që përçan më tepër dhe i jep më tepër urtikarie të gjithë komponentëve të kampit kundërshtar. Për t’u përfaqësuar, Fransua Holande ka nevojë të sigurojë unitetin e anëtarëve të partisë së tij. Në luftën politike ai ka zgjedhur paraardhësin e tij, si kundërshtarin e tij më të mirë, duke e provokuar të shtunën nga Dakari në samitin e 15 të frankofonisë.

Përpara gazetarëve, presidenti i republikës sulmoi fjalimin e diskutueshëm të ish kryetarit të shtetit, të mbajtur në vitin 2007 për njeriun afrikan i cili asokohe do të shprehej se afrikanët nuk kanë hyrë “mjaft në histori”, por unë mund të them se “Afrika është jo vetëm në histori, por gjithashtu një pjesë e të ardhmes sonë”. Në një distancë 4000 km nga Parisi, në kryeqytetin e Senegalit Dakar, dueli filloi.

Fransua Holande ëndërron të përballet edhe një herë me Nicolas Sarkozynë në vitin 2017. Nicolas Sarkozy mendon vetëm për ndeshjen e kthimit të vitit 2012. Si njëri dhe tjetri e dinë se gjithcka do të luhet në turin e parë, në një ndeshje me tre me Frontin Nacional, dhe se për t’u kualfikuar, ata duhet të jenë bashkuesit më të mirë të kampit të tyre. Por nga kjo pikëpamje, ata janë gjithashtu pa gjë, si njëri ashtu dhe tjetri. Ata ende nuk e kanë provuar.

Nëqoftëse përgatiten për luftim, ata e bëjnë qorrazi, pa mundur që të evitojnë pasiguritë që lidhen me vetë kandidaturat e tyre, ndërkohë që Marine Le Pen, ajo është gati. Kjo është ajo që e bën të gjithë ndryshimin. Dhe kjo është ajo që krijon si tek e majta, ashtu dhe tek e djathta, një ankth të heshtur. Kryetarët kanë kaluar në mbrojtje, si nga ana personale, ashtu dhe nga ana programatike. Bilanci i tyre luan kundra tyre. Asnjëri nuk ka arritur të ndërtojë ofertën anti-Le Pen. Asnjëri nuk ka fituar gradën e tij si një grumbullues. .
Paralelizmi është turbullues: e majta është në këtë pikë e thërmuar, që asnjeri nuk mund të betohet që Fransua Holande, thellësisht jopopullor, do të jetë në gjëndje të jetë kandidat i grumbullimit të anëtarëve të tij në vitin 2017, edhe në se funksioni i tij siguron më shumë. E djathta është në këtë pikë e ndarë dhe askush nuk mund të pretendojë se sheh tek Sarkozy grumbulluesin në vitin 2017, megjithë statusin e tij të ish presidentit, duke menduar se mund t’i sigurojë atij një bonus autoriteti.

Në Frontin Nacional, në kryesinë e tij me 43 anëtarë, të gjithë janë në shërbim të “kryetares”. Tani, bëhet fjalë për ta vënë partinë në vijën e betejës. Marine Le Pen gjatë fundit të javës së kaluar ka përsëritur disa herë: objektivi i saj është që të fitojë zgjedhjet presidenciale në vitin 2017. Etapa e parë kalon nga territoret. Zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2015 – ato për departamentet dhe rajonale – janë parësore për FN, i cili don të marrë pushtetin “nga poshtë”. Marine Le Pen shpreson të hyjë me bujë në këshillat rajonale dhe të rrisë autoritetin e partisë së saj.

Sapo i zgjedhur, Sarkozy është i detyruar të rifusë në lojë Dominique de Villepin, ish armikun e tijmë të keq, duke u përpjekur të kufizojë Alain Juppénë dhe Bruno Le Maire. Edhe dy vjet e gjysmë nga zgjedhjet presidenciale, ish-presidenti ka rikuperuar një parti në agoni. Gjithcka mbetet për t’u rindërtuar./LE MONDE/

SHQIPERUAR NGA S.METANI/www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button