Enciklopedike

Legjenda e mbretit Memnon të Etiopisë

Seria: Histori magjepsëse me mbretër të lashtësisë
memnoniLegjendat e veta greke e paraqesin Memnonin si pasardhës të perëndive dhe një mbret të madh të Etiopisë, që në kohët e Luftës së Trojës. Kur Lufta e Trojës kishte tashmë për 10 vite që zvarritej, Mbreti Priam i Trojës i kërkoi nipit të tij, Memnonit që t’i vinte në ndihmë. Memnoni kishte zhvilluar një fushatë të suksesshme në Persi jo shumë kohë më parë dhe kishte një ushtri të madhe prapa vetes. Me mbërritjen e Memnonit, Troja kishte edhe një herë një shans për të luftuar. Jo vetëm kishte sjellë shumë ushtarë, por edhe vetë Memnoni ishte një luftëtar shumë i frikshëm.
Memnoni u hodh në betejë dhe vrau shumë grekër të zotë, por kur vrau Antilokun – një mik i Akilit – atëherë u shndërrua në personale. Filloi kështu beteja e pashmangshme mes dy gjysmëperëndive, dhe përplasja ishte e pabesueshme. Perënditë nuk mund të mbështesnin asnjërin prej të dyve, por në fund të ditës fitoi Akili. Me qëllim që të nderonte Memnonin për zotësinë dhe aftësitë e tij, thuhet se Zeusi dërgoi shumë zogj që të fluturonin mbi flakën ku digjej trupi i tij. Më pas këta zogj luftonin me njëri tjetrin, dhe kur ngordhnin binin mbi zjarr, si tribut për Memnonin. Thuhet se në përvjetorin e vdekjes së tij, zogjtë kthehen cdo vit dhe bëjnë të njëjtën gjë. Ata njihen me emrin Memnonidae.

Leave a Reply

Back to top button