Horizonti.al

Legjenda e Parajsës së humbur dhe si nostalgjia për të kaluarën “lumturon” të tashmen

Screen Shot 2016-01-10 at 15.55.55

Siç mund ta dimë mirë të gjithë, pasi kemi dëgjuar gjyshërit dhe etërit tanë të na flasin me nostalgji për vitet pesëdhjetë, njerëzit e shohin të kaluarën, përgjithësisht me syze rozë. Por kjo prirje për nostalgji nuk është e kufizuar vetëm tek të moshuarit, që përsërisin pa paushim, se si fëmijët tregonin më shumë respekt në kohën e tyre. Shumë shpesh, kjo është tendencë për kultura të tëra. Merrni Kopshtin e Edenit. Historia e një toke në harmoni, e pakorruptuar prej dhimbjes apo epsheve, është copa më e mirë e nostalgjisë së “kohëve të shkuara të bukura” që do të ndeshni ndonjëherë. Grekët e lashtë, kujtonin me nostalgji epokën e tyre të artë dhe kohën heroike – një kohë kur bota ishte më e mirë, burrat ishin burra, dhe gjërat nuk ishin kaq keq. Ide të ngjashme shfaqen në besimet e hinduve, nordikëve dhe persëve, ku gjithmonë spikat një utopi e humbur, tek e cila kultura moderne nuk mund të kthehet kurrë. Eshtë e interesante, por prapa gjithë kësaj mund të ketë një arsye shkencore. Studimet e fundit kanë treguar se kujtimet e idealizuar të të kaluarës, mund të na bëjnë më të lumtur në të tashmen./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button