Analiza

Legjenda e Rehana-s, “ëngjëlli” i Kobanit

Një realitet i rezistencës në të cilën kanë patur një rol edhe gratë, të pranishme në një numër të konsiderueshëm midis mbrojtësve të qytetit. Partizane shpesh pa emër. Pavarësisisht nga komandantja Nalin Nafrin e cila është një luftëtare, Rehana, është pagëzuar si ëngjëlli mbrojtës i Kobanit. Gjithmonë nëse ekziston me të vërtetë dhe nuk është pjellë e propogandës. Historia e kësaj vajze – ose më mirë, e simbolit – fillon në gusht

Rehana

Për terrorristët e Kalifatit është një makth. Për luftëtarët kurdë është Rehana, “Ëngjëlli i Kobanit”: një luftëtare që ka vrarë “qindra armiq” në qytetin sirian të rrethuar nga Isis. “Ekstremistët kanë vrarë babain tim dhe unë jam bashkuar me guerrilasit”, ka thënë ajo. Islamikët kanë shpallur se i kanë prerë kokën, por ajo është rishfaqur më e gjallë se kurrë: dhe fama e ikonës së saj – e vërtetë apo e sajuar qoftë – vazhdon të rritet.
Kobani është fronti i brishtë kurd. Një enklavë e rrethuar për më shumë se një muaj nga ISIS. Guerilasit e kanë mbajtur, falë sakrificës së tyre dhe ndihmës prej sulmeve aleate. Një betejë që ka bërë të zbulohet nga shumëkush lëvizja YPG dhe sivëllezërve të Pkk, sirianë, kurdë e turq, sëbashku kundër Kalifit. Një realitet i rezistencës në të cilën kanë patur një rol edhe gratë, të pranishme në një numër të konsiderueshëm midis mbrojtësve të qytetit. Partizane shpesh pa emër. Pavarësisisht nga komandantja Nalin Nafrin e cila është një luftëtare, Rehana, është pagëzuar si ëngjëlli mbrojtës i Kobanit. Gjithmonë nëse ekziston me të vërtetë dhe nuk është pjellë e propogandës.
Historia e kësaj vajze – ose më mirë, e simbolit – fillon në gusht, kur beteja në qytetin kurd në kufi me Sirinë duhej akoma të ndizej. Gazetari suedez, Carl Drott, fotografon një militante të YPG që e përshëndet me shenjën e fitores. Vajza tregon: “Vij nga Aleppo, ku studioja Drejtësi, por ISIS ka vrarë babain tim. Atëherë iu bashkova guerrilasve”. Megjithatë, në atë kohë nuk ishte ende Rehana. Në fletoren e shënimeve të reporterit suedez mbeten detajet, por jo emri. I cili do të dalë më vonë, në median e Kurdistanit.
Kur luftimet bëhen të ashpra dhe kur situata për rebelët e Kobanit duket e dëshpëruar, gazetat e gjithë botës merren gjerësisht me veprën e grave. E simpatizantë kurdë furnizojnë përmes rrjetit materiale që këmbëngulin në një pikë: “Xhihadistët i kanë shumë frikë vajzat tona”. Ata të ISIS përgjigjen të irrituar e me tallje makabre, kur eleminojnë ndonjërën. Sigurisht kënaqen pak, edhe sepse fitorja që dukej e afërt bëhet e komplikuar. Të rrethuarit janë këmbëngulës. Nuk mund të tërhiqen. Prapa shpinës është Turqia armike, e vetmja ndihmë është të qëndrosh në shtëpitë e kthyera në llogore. Atëherë ja fjala kyçe: “Rehana”.
Këtë herë janë ata pro ISIS që e përdorin. Në adresën e twitterit: saudita@alfaisal_ragad është postuar një foto e papërpunuar; tregon një muxhahedin që mban në dorë kokën e prerë të një kurdeje. Thonë që është pikërisht ajo, vajza që ka mishëruar luftën. Por a është me të vërtetë kështu? Në 13 tetor – siç e ka rindërtuar BBC “Rehana” rishfaqet. Ajo ngjante më e gjallë se kurrë në ballina, por mbi të gjitha në twitter.
Blogger-i Indian, Pawan Durani ka ripostuar lajmin në internet. Një informacion që kalon i shoqëruar me një detaj: Ëngjëlli i Kobanit ka vrarë “100 terrorristë”. Imazhi dhe fama rriten së bashku me admirimin për atë që janë duke bërë kurdët. Në inferioritet numerik, me pak armë, përballë një kundërshtari që ka topa e tanke, nuk ia kanë mbathur. Dhe aty është ikona Rehana, që mund të jetë e vërtetë apo e sajuar, por që përfaqëson shumë prej shoqeve të saj.
Një personazh, ai i amazonës misterioze, prezente në fronte të tjerë. Në prill të 2011, kur Tunisia zbret në shesh kundër presidentit Ben Ali, demonstruesit shohin snajperë të regjimit gjithandej. E midis tyre do të ishte edhe një grua. Shumë e frikësuar. Ia dalin ta kapin, e hedhin poshtë nga një pallat por mbijeton. Pas një shërimi në spital zhduket dhe bashkë me të, çfarëdolloj prove e ekzistencës së saj.
Nga ana tjetër, rebelët libianë në Misurata, denoncojnë prezencën e gjuajtëseve kolumbiane, ndoshta ish pjesëtare të Farc, të vëna re në Libi për shpërblyer mbështetjen e dhënë nga Gheddafi në vite. Betejë tjetër: Aleppo, janar 2013. Së bashku me rebelët e Ushtrisë së Lirë shfaqet një ish mësuese me origjinë palestineze. Thotë se quhet Guevara, në nderim të Che Guevara-ës. Në krahë mban shtrënguar një pushkë preçizioni. E fotografojnë në mes të rrënojave ndërsa pret armikun, e përshkruajnë në shumë artikuj. Regjimi i Assad-it, me ndihmën e televizionit rus, përgjigjet duke treguar “Luaneshat e Mbrojtjes Kombëtare”, të shpërndara në patrullimin e disa rrugëve të Homsit. Isis nxjerr fytyrën e tij. Në bastionin e Raqqa-s ka një njësi femrash, Kansaa. Janë police të mbuluara, e detyrimisht pa fytyrë. Por askush nuk mund ta arrijë legjendën “Rehana”. /Guido Olimpio/Corriere della Sera/

Leave a Reply

Back to top button