Histori

Legjenda historike që ndoshta janë të vërteta: Saga e Sverrisit, mbretit të Norvegjisë

Screen Shot 2016-06-27 at 06.32.07Midis viteve 1184 dhe 1202, Sverre Sigurdsson mbretëroi si Mbret i Norvegjisë. Pavarësisht se ishte një nga sundimtarët më të rëndësishëm të vendit në atë kohë, shumica e informacioneve që kemi rreth tij, vijnë nga një burim i vetëm: Saga e Sverrisit.

Këto kronika u shkruajtën nga abati Karl Jonsson, i cili ishte bashkëkohës i mbretit Sverre dhe banor në oborrin e tij. Ndërkohë që rrëfimi i tij për mbretërimin e Sverre është dukur bindës, ka patur pak prova për të vërtetuar se, përveç përmendjes aty-këtu, në disa letërkëmbime mes peshkopëve norvegjezë dhe Papës.

Kjo gjë ndryshoi kohët e fundit, kur të paktën një pjesë e sagës u konfirmua në detaje. Në vitin 1196, Sverre u përfshi në një me një fraksion të njohur si Bagler-ët, të cilët donin ta përmbysnin.

Një vit më pas, Bagler-ët mësynë kështjellën e tij Sverresborg në Trondheim. Ata shkatërruan muret, dogjën çdo ndërtesë, morën të gjitha gjërat e vlefshme dhe, në fund, hodhi një njeri në pus dhe e mbushën me gurë, për të ndërprerë furnizimin me ujë. E pabesueshme, por tani arkeologët besojnë se e kanë gjetur atë njeri. Vendi i kështjellës ka qenë i njohur prej pak kohësh, por vetëm së fundmi arkeologët zbuluan vendndodhjen e pusit.

Pas disa gërmimeve, ata gjetën një skelet. Testet e fundit të karbonit kanë treguar se skeleti është rreth 800 vjeç. Kjo e vendos Sagën e Sverrisit jo vetëm në kategorinë e e “fort të besueshmeve”, por gjithashtu e bën atë unike, duke pasur parasysh se sa e rrallëhetë ndodh që tregimet disa shekullore, të mbështeten mbi dëshmi fizike. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button