Horizonti.al

Legjenda që janë ndoshta të vërteta: Tunelet e fshehta nëntokësore

Screen Shot 2016-07-01 at 11.23.16Ishte folur prej një kohë të gjatë mbi tunelet e lashta sekrete, të fshehura nën qytetin meksikan të Pueblas. Vitin e kaluar, kjo legjendë popullore urbane u bë realitet:tunelet u zbuluan nga zyrtarët e qytetit gjatë kryerjes së punimeve publike. Zbulimi është i kohëve të fundit,  dhe ka ende shumë detaje të tjera për t’u bërë publike, por ekspertët besojnë se tunelet janë rreth 500 vjet të vjetër, të ndërtuar në kohën e themelimit të qytetit në vitin 1531.

Deri më tani, janë zbuluar 4 hyrje të veçanta, me tunele që shtrihen ndërmjet disa prej kalave dhe kishave më të vjetra të Pueblas. Kjo tregon se tunelet janë përdorur për qëllime mbrojtëse kundër forcave pushtuese. Si një nga qytetet më të vjetra koloniale spanjolle në Amerikën e Veriut, ky nuk është zbulimi i parë i këtij lloji në Puebla. Vite më parë, janë zbuluar llogore mbrojtëse, të cilat datojnë që në kohën e luftën franko-meksikane të vitit 1861.

Punëtorët gjetën ndërkaq edhe një urë të vjetër, e cila ishte varrosur plotësisht pas përmbytjeve qindra vjet më parë. Sa për tunelet, ato u mbushën me baltë dhe vazhdon ende puna për pastrimin e tyre. Pasi të ketë përfunduar ky proces, zyrtarët e qytetit shpresojnë që tunelet 500-vjeçare të kthehen në një atraksion turistik. Njëkohësisht, ata do të vazhdojnë kërkimet për më shumë korridore, pasi besojnë se dhjetëra tunele të tjera mund të gjenden ende të fshehur nën qytetin e Pueblas./bota.al

Leave a Reply

Back to top button