Enciklopedike

LEGJENDA / Valkiriet e fuqishme, si ikona të forcës dhe frikës femërore

Valkirietë mund të kenë ndikim në rezultatin e betejës, ndonëse vetëm me miratimin e Zotit të Madh, Odinit. Ato mund të zgjedhin një dashur njerëzor, dhe mund të kenë tendencat njerëzore të xhelozisë gjithashtu. Ndonëse punojnë për më të epërmin e Zotave, Valkirietë janë të ngjashme me shumë prej zotave nordikë, të cilët nuk janë të paprekur nga ankthet njerëzorë

Screen Shot 2015-07-23 at 14.51.19Valkiriet e mitologjisë nordike ishin gra me prestigj dhe fuqi të madhe. Ato ishin ndër të paktat gra luftëtare që pranoheshin se kishin pushtet mbi mbretërinë e vdekatarëve. Të njohura si fenerë të forcës, sipas legjendës, ato zbrisnin nga qiejt të mbështjella me pupla mjelmash, të mbuluara me zinxhirë të fortë prej hekuri, me fytyrat e mbrojtura prej helmetave dhe shigjetat e mbajtur lart, pa kurfarë frike. Duke kalëruar mbi kuajt e tyre të papeshë, ato vinin nga qiejt në mbretërinë e vdekatarëve. Kur u binin në sy luftëtarëve meshkuj poshtë në tokë, menjëherë fushëbetejën e kaplonte frika dhe terrori – roli i tyre ishte të përcaktonin fatin e luftëtarëve të rënë në luftë.

Screen Shot 2015-07-23 at 14.51.28Roli i Valkirieve në jetën e përtejme të një luftëtari

Pavarësisht frikës që shkaktonin, Valkiriet e kishin detyrim që të mos merrnin pjesë në luftërat e vdekatarëve dhe të mos kishin rol në aktet fizikë apo mendorë të betejave, por ato duhej të zgjidhnin mes njerëzve të rënë në betejë, se cilët ia vlenin të ngjiteshin në sallat e Odinit, dhe kush ishte i mirë sa duhej për t’u dërguar në fushat e Freias. Salla e Odinit, Valhalla mbante shpirtërat e luftëtarëve në stërvitje të vazhdueshme – qëllimi i tyre i vetëm në jetën e përtejme ishte që të përgatiteshin për betejën që do të ishte fundi i botës, Ragnarök, dhe të mbronin universin e tyre sa më mirë që të mundeshin, nga Loki dhe ushtria e tij. Fushat e Freias, nga ana tjetër, ishin një vend që ia vlente, jeta atje ishte e thjeshtë dhe e lehtë, gjë që e shpresonin luftëtarët e rënë.

Screen Shot 2015-07-23 at 14.51.33Emrat e Valkirieve: Luftë dhe Armë

Emrat e valkirieve shpesh varen nga teksti që lexon: në tekstin e lashtë islandez, apo nordik, Völuspá, poema e parë e Eddas poetike në shekullin 13, përshkruan gjashtë Valkirie, ku secila ka emër lufte apo arme: Skuld, Skögul, Gunnr, Hildr, Göndul, dhe Geirskögul. Një tjetër tekst, Grímnismáli, dikton njëmbëdhjetë Valkirie, të gjihta me emra të ndryshëm nga ato të Eddas. Kështu që, asnjëherë nuk ka dakordësi për emrat e Valkirieve, ndonëse detyrat dhe qëllimi i tyre përgjithësisht shihen si të njëjtë.

Screen Shot 2015-07-23 at 14.51.39Brunhilda: Valkirieja e famshme me një histori dashurie

Padyshim, Valkirieja më e famshme e pranuar është ajo e Brunhildës, një prej protagonisteve/antagonisteve të Sagës së Völsungas dhe Nibelungenliedit. Tek e dyta, Brunhilda është një grua e fuqishme mbinjerëzore. Megjithatë, në Sagën e Völsungas është nën magjinë e Odinit, për arsye se nuk i është bindur atij në betejë dhe ka lejuar një luftëtar kundërshtar që të fitojë një betejë. Brunhilda burgoset në një unazë zjarri dhe futet në një gjumë të thellë, për t’u zgjuar vetëm kur Sigurdi – një luftëtar me gjak mbretëror – kalëron përmes zjarrit dhe e çliron nga brezi që mban magjinë e saj. Nga ky moment, ata i betohen në dashuri njëri-tjetrit, deri kur një seri tragjike ngjarjesh magjike përfundon me Brunhildën që bashkëpunon për vrasjen e Sigurdit dhe që më pas, hidhet edhe vetë në zjarrin e funeralit të tij, për të vdekur së bashku.

Rëndësia e këtij rrëfimi, megjithatë qëndron në përshkrimin e Brunhildës. Valkirietë mund të kenë ndikim në rezultatin e betejës, ndonëse vetëm me miratimin e Zotit të Madh, Odinit. Ato mund të zgjedhin një dashur njerëzor, dhe mund të kenë tendencat njerëzore të xhelozisë gjithashtu. Ndonëse punojnë për më të epërmin e Zotave, Valkirietë janë të ngjashme me shumë prej zotave nordikë, të cilët nuk janë të paprekur nga ankthet njerëzorë.

Sigruni: Valkirieja me zemër të thyer

Kështu ndodh në rrëfimin e Helgit dhe Sigrunit, një rrëfim dashurie i diktuar tek Helgakviða Hundingsbana I. Sigruni, ndonëse një Valkirieje, fejohet me detyrim nga i ati me një burrë që nuk e dëshiron. I vënë në lëvizje nga dashuria e tij për Sigrunin, protagonisti Helgi lufton njeriun me të cilin ajo duhet të martohet, duke fituar dorën e saj. Më vonë, pasi Helgi vritet nga vëllai i Sigrunit, kjo e fundit është një nga të paktat Valkirie që dihen se kanë vdekur prej një zemre të thyer.

Roli i ndryshuar i Valkirieve

Eshtë interesant fakti që, më vonë në të dhënat letrare dhe hsitorike, Valkirietë bien në status nga luftëtare të Odinit, në gra luftëtare që u lejohet të luftojnë krah burrave të tyre në betejë. Besohet se gratë luftëtare kanë ekzistuar vërtetë në veriun e lashtë dhe mendohet të kenë qenë shumë të zonjat, dhe të respektuara nga burrat krah të cilëve jetonin. Besohet shumë që Valkirietë dhe legjenda e tyre mund të jetë bazuar në hsitoritë e këtyre grave dhe më vonë kaloi gojë më gojë deri në Sagën e Islandezëve dhe burime të tjerë mitologjikë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button