HistoriHorizonti.al

Legjendat e vikingëve: Odini mëson gërmat rune

Gjatë epokës pagane, Odini respektohej si një perëndi misterioz i luftës, mençurisë, vdekjes dhe fatit. Shpesh për të kryeheshin flijime, veçanërisht në kohëra konfliktesh. Ndaj tij kishte shumë frikë, veçanërisht për shkak se ndonjëherë udhëtonte nëpër botë njerëzore i maskuar, duke ndërhyrë në punët e njerëzve, ose duke ndryshuar rrjedhën e betejave.

Kjo histori e shkurtër dhe e jashtëzakonshme mistike, e lidh Odinin me formën e vetme të shkrimit të vikingëve gjatë epokës pagane – duke gdhendur germa në dru, gurë, metale ose kocka. Miti shfaqet në 25 vargje të fshehta të një poeme të quajtur Havamal (“Thëniet e të Lartit”), që ndoshta daton në shekullin IX.

Zakonisht pohohet të jenë fjalët e Odinit, ku ai e përshkruan duke sakrifikuar “veten për veten e tij” duke u varur me kokë poshtë në një pemë të vetmuar për 9 netë. Së fundi, ai ka një vizion të runes, së bashku me sekretet e shumë magjive ezoterike. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button