HistoriHorizonti.al

Legjendat e vikingëve: Vjedhja e çekiçit të Thorit

Mitologjia pagane e vikingëve, dominohet nga konflikti i përjetshëm mes Perëndive dhe armiqve të tyre, gjigantëve. Midis Zotave, roli i shefit i përkiste Thorit të fuqishëm. Si mbrojtës i të dy sferave, hyjnore dhe njerëzore, ai dëshironte të godiste në kokë gjigantët me çekiçin e tij magjik, Mjollnir.

Kjo përrallë e shkurtër, humoristike është një shembull i mirë. Mjollnir vidhet nga një prej gjigantëve, që refuzon ta kthejë mbrapsht, nëse Perëndesha e bukur Freja nuk bie dakord të martohet me të. Thori e maskon vetveten si nusja e kërkuar – një akt vërtet i guximshëm në një shoqëri ku ndërgjegjja është konsideruar si një zemërim kundër pjellorisë- udhëton në Vendin e Gjigantëve dhe pretendon të marrë pjesë në martesë.

Sapo çekiçi dorëzohet, në përputhje me paktin, Thor e merr atë në dorë dhe e shkatërron gjigantin në një goditje të vetme. Popullariteti i Thorit në kohën e vikingëve, është dëshmuar nga shumë tempuj paganë që i ishin kushtuar atij; por edhe dominimi i emrave personalë në sagat sqë përfshijnë komponentën Thor, për shembull, “Thorunn” për gratë dhe “Thorstein” për burrat. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button