Enciklopedike

Leonardo Da Vinçi dhe Arkimedi

LEONARDO DA VINCI zbuloi admirimin e tij për Arkimedin në raste të ndryshme. Gjeniu i madh i Rilindjes u habit jo vetëm nga rrëfimet e makinave luftarake të Arkimedit, por edhe nga aftësia e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve të gjeometrisë dhe për të gjetur aplikime praktike për teoritë e tij. I interesuar në përmirësimin e armëve të zjarrit, Leonardo punoi për një top të veçantë me avull, të cilin ai e quajti aritronito, një pajisje e frymëzuar nga përshkrimi i historianit të shekullit të parë, Plutarkut, i cili një makinë të tillë ia atribuonte shpikësit të madh të Sirakuzës.

Leonardo e përkufizoi arkitroninën si një “Shpikje të Arkimedit … një makinë prej bakri të përpunuar, e cila hedh topat me zhurmë dhe forcë të madhe”. Makina qëllonte kur uji i ngrohtë me anë të një valvule, shndërrohej në avull dhe lëshonte predhën. Ashtu si shkencëtarët e tjerë gjatë historisë, Leonardo ishte gjithashtu i intriguar nga ideja e përdorimit të pasqyrave për të shkaktuar zjarre në distancë. Dëshmia se Arkimedi arriti një shpikje të tillë mungon, por legjenda zgjati mjaft kohë, aq sa Leonardo ta provonte vetë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button