Enciklopedike

Leonardo Da Vinci, Jakopo Saltarelli dhe skandali homoseksual

Screen Shot 2015-05-27 at 09.04.14Të ishe homoseksual në Italinë e shekullit të 15-të ishte një gjë e keqe e keqe, dhe as nuk lehtësohej nga botimi i “Ferrit” të Dantes apo ilustrimet e Sandro Botticelli-t për vuajtjet që i prisnin mëkatarët homoseksualë në rrethin e shtatë të Ferrit. Ishte një problem kaq i madh sa në vitin 1432, Firenze themeloi një organizatë speciale e cila do të patrullonte rrugët gjatë natës, duke i ruajtur nga aktivitete homoseksualësh, si dhe t’i arrestonte pjesëmarrësit. Ata ishin quajtur Oficerët e Natës dhe Ruajtësit e Moralit në Manastire, dhe ata e merrnin punën e tyre seriozisht. Zyrtarisht, një arrestim mund të çonte në djegien në turrën e druve, por një gjobë ose vënia në pranga ishte më e zakonshme.

Leonardo Da Vici u arrestua në 1476-ën, pasi emri I tij u shfaq në një copë letër e cila ishte lënë -anonimisht – në një nga ogurzezat “vrima të së vërtetës”, të paracaktuara për të lënë këshilla të cilat do të drejtonin autoritetet drejt keqbërësve. Da Vinci, bashkë me tre të tjerë, akuzohej se kishte patur marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçar të quajtur Jakopo Saltarelli. Akuzat u arshivuan kundër katër të akuzuarve, por asgjë nuk doli ndonjëherë prej saj, dhe akuzat u rrëzuan përfundimisht. Nuk kishte prova mbështetëse, megjithëse i gjithë incidenti shkaktoi një skandal që e ka ndjekur Da Viçin qysh atëherë. Historianët gjatë gjithë shekujve kanë gjetur ndonjëherë prova të çuditshme që donin të thonin se pozita e tij prej beqari të përjetshëm do të thoshte se ai ishte homoseksual. Një provë e tillë është ideja se ai i la një pjesë të madhe të veprave të tij të papërfunduara… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button