Analiza

Letër për miqtë e mi rusë

Screen Shot 2015-04-08 at 10.00.45

Nga Robert E. Berls Jr.

Rusia ka qenë gjithmonë e ndryshme, për shkak të historisë së saj unike dhe problemeve të saj, që e veconin atë prej fqinjëve. Ajo që mund të ketë qenë e mundur në shtetet balltike dhe Poloni, nuk duhej të vihej asnjëherë në zbatim edhe në Rusi. Në vitet 1990 dhe 2000, a mos isha unë fajtor që u rrëmbeva prej euforisë që rriti pritshmëritë në Perëndim, si dhe mes segmenteve të popullsisë ruse se Rusia, më në fund, i kishte hyrë rrugës së ndryshimeve rrënjësore? Po, isha fajtor

Të dashur miq,

Ka kaluar më shumë se një vit nga udhëtimi im i fundit në Moskë. Gjatë kësaj kohe, shumë gjëra kanë ndryshuar në drejtimin ku presidenti Vladimir Putin po e udhëheq Rusinë. Ndihem shumë ndryshe kundrejt Rusisë sot. Më lejoni të shpjegohem.

Rusia ka qenë një pjesë qendrore e jetës sime akademike dhe profesionale. Si student, kam mësuar për gjithcka ruse dhe më pas ia kam kushtuar karrierën time përpjekjeve për të kuptuar Rusinë dhe popullin rus. Doja të kontribuoja për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Gjatë gjithë karrierës sime, kam qenë i vetëdijshëm për gjërat tona të përbashkëta, por edhe për sfidat shumë të mëdha me të cilat përballemi, në kapërcimin e paragjykimeve që kemi për njëri-tjetrin.

Me kalimin e viteve, kam mbetur optimist se arsyeja e shëndoshë do të mbizotëronte, sa kohë që ishim të ndershëm me vetveten dhe me njëri-tjetrin. Tani, për herë të parë pas shumë dekadash, kam seriozisht dyshime nëse ai optimizëm është i justifikuar.

Jam thellësisht i shqetësuar se Rusia po rrëshket sërish në një formë autoritarizmi ku interesat e pakicës po ndiqen, në dëm të atyre të shumicës. Qeveria që shoh i bën të heshtin kundërshtarët, kërkon kontroll total të mas medias, nxit shtrembërime të fortë të të vërtetës dhe e paraqet botën e jashtme si armiqësore.

Dua që ju të kuptoni se zhgënjimi im nuk është se Rusia dështoi të përmbushë pritshmëritë dhe standartet perëndimore, të cilat shumëkush supozoi se Rusia do i adoptonte pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Rusia ka qenë gjithmonë e ndryshme, për shkak të historisë së saj unike dhe problemeve të saj, që e veconin atë prej fqinjëve. Ajo që mund të ketë qenë e mundur në shtetet balltike dhe Poloni, nuk duhej të vihej asnjëherë në zbatim edhe në Rusi. Në vitet 1990 dhe 2000, a mos isha unë fajtor që u rrëmbeva prej euforisë që rriti pritshmëritë në Perëndim, si dhe mes segmenteve të popullsisë ruse se Rusia, më në fund, i kishte hyrë rrugës së ndryshimeve rrënjësore? Po, isha fajtor.

Megjithatë, me kalimin e kohës kuptova se shumë prej bashkatdhetarëve të mi po përpiqeshin të krijonin një realitet në rusi i cili ishte, në rastin më të mirë një iluzion, dhe të rastin më të keq gënjeshtar dhe i dëmshëm. Dhe rusët që kërkonin të kishin qasje në gjithcka që u ishte privuar gjatë viteve sovjetike, si dhe shansin për të nisur një jetë të re e të lirë, kuptuan se Perëndimi po u bënte disa premtime që ai nuk mund t’i mbante.

Eshtë e qartë se të gjithë kanë faj për gjendjen e marrëdhënies sot. Për të ecur përpara, vetëm dialogu i hapur dhe i sinqertë, në të gjithë nivelet mund të na ofrojë një mundësi për të frenuar spiralen në rënie të marrëdhënies së Rusisë me Perëndimin.

Fatkeqësisht, nuk jam optimist se kjo është koha e duhur për angazhim efikas. Rusia ka hyrë në një fazë vecanërisiht të rrezikshme të historisë së saj. Stabiliteti që kish qenë një tipar dallues i viteve të parë të epokës së Putinit, tani është seriozisht në dyshim. Pothuajse të gjithë treguesit ekonomikë kanë marrë për poshtë.

Edhe më e rëndësishme është se politika e Putinit në Ukrainë, armiqësia e tij kundrejt Perëndimit dhe sanksionet që rezultojnë mund të kenë një impakt negativ në rrethin e tij të ngushtë. Këta vepripme mund të vënë në rrezik stabilitetin e regjimit, duke krijuar një dinamikë shumë të rrezikshme dhe të dëmshme në Rusi dhe përtej.

Nuk është shumë vonë që Rusia të ndryshojë drejtim nga kursi aktual. Shpresoj që do të vijë një ditë kur populli rus do të jetojë në një vend ku zëri i tij të dëgjohet dhe ndjekja e interesave të tij të jetë shqetësimi kryesor për qeverinë e tij.

Shpresoj të vijë një ditë kur optimizmi që ka mbizotëruar përgjatë gjithë jetës sime të rikthehet, dhe unë të ndihem edhe një herë i frymëzuar dhe shpresëplotë për të ardhmen e Rusisë.

Sinqerisht,

Bob

Robert E. Berls Jr. ka një Ph. D për Studime mbi Rusinë nga Universiteti i Georgetownit. Ai është një oficer karriere në Forcat Ajrore të SHBA dhe ka qenë atashe në ambasadën e SHBA në Moskë nga viti 1985 deri në vitin 1988. Aktualisht, është këshilltar i lartë për Rusinë dhe Eurazinë në Nismën mbi Rrezikun Bërthamor në Uashington.

The Moscow Times / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button