Sport

Letra e federatës gjermane drejtuar tifozëve

Orë më vonë, pas humbjes së tmerrshme me Korenë e Jugut 2 – 0 që e la jashtë Botërorit kampionin në fuqi në fazën e grupeve, federata gjermane e futbollit (DBF) bëri publike një letër që ia drejtonte tifozëve. Vendi europian mbeti i shokuar pas humbjes së dy prej tri ndeshjeve dhe që nuk tregoi një futboll të mirë. Ata njohën faktin se eliminimi i shpejtë ishte i drejtë dhe se kundërshtarët ishin më të mirë.

“LiebeFans!
Wir sind genauso enttäuscht wie Ihr! Eine WM ist nur alle vier Jahre, und wir hatten uns so viel vorgenommen. Es tut uns leid, dass wir nicht wie Weltmeister gespielt haben. Daher sind wir auch verdient ausgeschieden, so bitter es ist. (1/3)”

“Të dashur tifozë!

Ndihemi shumë të zhgënjyer ashtu si edhe ju. Kupa e Botës është një herë në 4 vite dhe prisnim shumë nga vetja.  Kërkojmë ndjesë që nuk luajtëm si kampionë bote dhe, edhe pse është e dhimbshme, meritojmë të jemi jashtë.” Ky ishte komenti i Die Mannschaft në rrjetin e vet social.

“Mbështetja juaj në të gjithë botën ishte e pabesueshme. Festuam së bashku në 2014, por ngandonjëherë në futboll duhet të pranosh humbjen dhe të njohësh faktin se kundërshtarët ishin më të mirë. Urime Suedi, Meksikë dhe sigurisht Koresë së Jugut për fitoren e saj.”

Pas humbjes delegacioni u kthye në hotel dhe disa orë më vonë u nis nga aeroporti i Vnukovo-s, Moskë nga ku mori avionin special LH 343 drejt Frankfurtit.  Me të mbërritur secili nga lojtarët do të marrë disa ditë pushime dhe do të kthehen në ekipet respektive, raporton portali gjerman welt.de.

Përsa i përket trajnerit të ardhshëm, Reinhard Grindel, president i federatës, DBF u shpreh: “Do të flas me të, sot në rrugën e kthimit dhe në ditët në vazhdim do të diskutojmë se si do të vazhdojnë gjërat”. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button