Personazhe

“Ju keni diçka të hijshme, të ëmbël dhe femërore”. Letra e Marlon Brandosë, për një stjuardesë

Screen Shot 2015-07-23 at 23.15.40Kur shkruajti letrën e mëposhtme në vitin 1966, Marlon Brando ndodhej mbi Oqeanin Atlantik, duke fluturuar nga Nju Jorku në Londër. Në avion ndodhej edhe marrësja e letrës – një stjuardesë e cila, pasi ishte kujdesur për një pasagjer, shëndeti i të cilit ishte përkeqësuar, kish kaluar pjesën më të madhe të udhëtimit ulur përballë aktorit.

Eshtë e qartë që i kish lënë shumë mbresa. Teksa largohej nga avioni, Brando i la në dorë letrën e mëposhtme.

E dashur Zonjë,

Ka diçka jo krejt të përcaktueshme në fytyrën tuaj – diçka e këndshme, jo e bukur në kuptimin tradicional. Ju keni diçka të hijshme, të ëmbël dhe femërore. Ju dukeni se jeni një grua që e kanë dashur në fëmijërinë e saj, apo, prej misterit të fenomeneve gjenetikë, ju jeni vizituar prej dhuntive të sqimës, dinjitetit dhe vetëpërmbajtjes. Ndoshta ju nuk mund t’i dini të gjitha këto.

Pavarësisht aspekteve tuaja gotike, ju më keni përcjellë diçka sa i përket shprehjes, qëndrimit dhe sjelljes tuaj në përgjithësi, e cila është e pazakontë dhe e dobishme.

Ka qenë një takim i këndshëm, ndonëse i shkurtër, dhe unë të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj do të kemi rast, që sytë tanë të kryqëzohen sërish ndonjëherë.

Urimet më të mira,

Marlon Brando

Savoy

Screen Shot 2015-07-23 at 23.15.49

Leave a Reply

Back to top button