Psikologji

Letra e një vajze për motrën e saj adoleshente dhe këshillat e saj, që do ju lënë pa fjalë…

“Izabela,

Si motra jote më e madhe, e ndiej si një detyrë të të flas për disa gjëra. E ndiej si një detyrë të të them nëse je veshur në mënyrë të ekzagjeruar, apo nëse ke gabuar në cilindo moment me ato që ke bërë apo ke thënë. E ndiej si një detyrë brenda vetes se duhet të jem një shembull për t’u ndjekur për ty, ndaj këto janë disa nga këshillat që dua të të jap:

Sillu sipas moshës që ke. Mbaj mend që kur isha në moshën tënde, pra kur isha 15 vjeçe, mendoja se gjithë vitet më të bukura të jetës i kisha përpara. Dhe kisha të drejtë, por përherë duke menduar kështu, kisha dëshirë të isha më e madhe dhe më e zgjuar. Tani që jam 21 vjeçe vërtet që i kam kaluar vitet e bukura të adoleshencës dhe jam më e formuar në karakter, por do të jepja gjithçka të isha sërish 15 vjeçe. Në këtë moshë, ti ke botën në duart e tua dhe gjithë jetën përpara teje. Në këtë moshë, jeta gjithmonë është më e thjeshtë. Në këtë moshë, quhesh tamam e re, ndaj mos u sill si më e madhe. Sillu në përputhje me moshën që ke.

Rinia fluturon, ndaj shfrytëzoje atë në maksimum. Ke gjithë jetën përpara të ngasësh makina, të kesh një punë, apo të jesh “zyrtarisht” i rritur. Këto jo vetëm do të vërtetojnë se je e rritur, por do të të sjellin me vete edhe stresin e pagimit të taksave, të qerasë, të të qenurit vërtet e pavarur. Sillu sipas moshës tënde, sepse do ta kërkosh këtë kohë, më beso.

Njësoj siç po rritesh ti, po moshohen edhe prindërit. Sillu mirë me ta. Nuk do të njohësh dy persona të tjerë në botë që do të të duan, po aq sa ata. Mos mendo asnjëherë se ata do të jenë përjetë me ne, sepse të gjithëve na pret i njëjti fund në këtë jetë. Mami gjithmonë do të të falë, si dhe babi do të stresojë veten e tij në vend që stresi të bjerë mbi ty, ndaj duaji ata maksimalisht për gjithë sakrificat që kanë bërë për ne të dyja. Fali edhe kur mund të nxitohen ndonjëherë në ato që mund të të thonë, sepse të gjithë gabojmë. Kuptoji ata kur ta marrin celularin nga duart, apo kur nuk do të lejojnë ndonjëherë të shkosh në shtëpinë e shoqeve të tua. Mos harro t’i duash ata, përherë.

Përkushtoju shoqërisë tënde. Unë kam qenë pranë disa njerëzve në gjithë këto vite dhe tashmë e di se ata njerëz do të gjenden pranë meje përherë. E di se edhe ti ke shoqet e tua dhe mendon se do i kesh përjetë pranë vetes, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i përkushtohesh shoqërisë tënde. Nëse nuk shkon mirë me një shoqe, me të cilën ke ndarë çdo sekret tëndin, ftoje një pasdite dhe dilni bashkë. Sqarojini gjërat dhe nëse sërish distanca do të pasojë shoqërinë tuaj, mos u ndje keq pasi ke bërë gjithçka që mund të bëje.

Gjithmonë përpiqu për të arritur më tepër. Ti je e aftë të bësh më shumë nga sa mendon. Studio më tepër për një provim, puno më shumë me detyrat e shkollës, përkushtoju kursit tënd të baletit. Gjithmonë mund të bësh më tepër, por gjithmonë duke pasur parasysh përmirësimin e vetes tënde. Djemtë aty janë dhe aty do të mbeten përherë. Mos humb kohë për momentin në lidhje, pasi ende nuk e ke formuar mirë personalitetin tënd dhe nuk ke si ta kuptosh çfarë dëshiron në jetë. Përkushtoju vetes dhe shkollës e një ditë do t’i jesh falenderuese vetes për këtë gjë.

Mbi të gjitha, ji vetvetja. Mos e ekzagjero me veshjet, edhe pse e di që nuk je e tillë. Ti përherë më ke bërë krenare dhe unë mezi pres të të shoh të rritesh, derisa të bëhesh kaq sa jam unë tani, edhe pse jam larg teje.

Të dua pafund, mezi pres të të shoh!

Motra jote e madhe!”

Leave a Reply

Back to top button