Histori

Letra e Prester Gjonit, mbretit të çuditshëm, në kohën e Kryqëzatës

Kur kryqëzatat po ktheheshin kundër forcave të krishtera, erdhi fjala se Papa kishte një aleat të ri potencial në Lindje. Prester Gjoni thuhej se kontrollonte një perandori të krishterë në Indi. Tani kishte shpresa për të sulmuar tokat muslimane nga dy drejtime. Megjithëse ushtritë e Prester Gjonit kurrë nuk u shfaqën, një letër nga ai tek perandori bizantin erdhi në këtë kohë.

Në këtë letër, Gjoni përshkruan mbretërinë e tij të madhe dhe 72 mbretërit që i paguajnë atij haraç. Tokat e tij përmbajnë luanë të bardhë dhe të kuq, burra me brirë, gjigantë dhe ciklopë. Gurët e çmuar reshtohen në brigjet e një lumi që rrjedh nga Kopshti i Edenit. Me këto pasuri, ai do të vinte në ndihmë të Perëndimit të krishterë.

Vetëm se… nuk kishte asnjë Prester Gjon. Toka e tij as nuk ekzistonte. Kopje të letrës janë bërë në të gjithë Evropën me ilustrime të bukura të kafshëve të çuditshme në mbretërinë e tij, si dhe  ushtritë në komandën e tij. Megjithatë, luftëtarët e letrave nuk fitojnë kurrë beteja. Papa Aleksandri III i dërgoi një letër Prester Gjonit, por nuk mori asnjëherë përgjigje. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button