Psikologji

Lexoni romane, luftoni për të drejtën e fjalës

Ian McEwan

Pjesë nga fjalimi i mbajtur gjatë ceremonisë së diplomimit në Dickinson College

Shpresoj që do të kujtoheni për vitet e Dickinson College dhe romaneve që keni lexuar këtu. Shpresa ime është që t’ju kenë stimuluar në drejtimin e lirisë mendore. Romani, si një formë letrare, ka lindur nga Iluminizmi, nga kërshëria dhe nga respekti për individin. Traditat e tij e shtyjnë drejt pluralizmit, hapjes, një dëshire për të jetuar në mendjet e të tjerëve. Sistemet totalitarë kanë të drejtë që i “kyçin” shkrimtarët, sepse romani është, ose mund të jetë, shprehja më e thellë e lirisë së fjalës. Merrni me vete këto fjalë të George Washingtonit: “Nëse do të privohemi nga liria e fjalës, atëherë, të heshtur, mund të na shpien si dele drejt kasapit”…

Screen Shot 2015-06-25 at 18.22.57

Fillojmë nga një shënim pozitiv: me shumë gjasë, sot mbi Tokë ka më shumë liri fjale, më shumë liri mendimi, më shumë liri kërkimi se sa në çdo moment tjetër të historisë së njohur (edhe duke marrë në konsideratë epokën e artë të të ashtuquajturve filozofëve “paganë”). Por liria e fjalës ka qenë, dhe do të jetë gjithmonë, e sulmuar: nga e djathta, nga e majta, nga qendra. Sulmi do të vijë nga poshtë këmbëve tuaja, nga ekstremistët fetarë, ashtu sikurse nga ideologjitë jofetare. Nuk është asnjëherë e rehatshme, sidomos për pushtetet më të konsoliduar, që të kenë liri fjale përreth. Siç thoshte gjithmonë miku im i ndjerë Christopher Hitchens, të takosh dikë mendon se Toka është e sheshtë, apo që beson tek krijimi mund të jetë e dobishme, sepse të detyron të kujtosh arsyen e saktë përse ti je i bindur që Toka është e rrumbullaktë, apo të bën të zbulosh nëse je në gjendje të mbështesësh në mënyrë efikase vlefshmërinë e teorisë së përzgjedhjes natyrore…

[real3dflipbook id=”302″]


 

Leave a Reply

Back to top button