Histori

Libra historikë me influencë të jashtëzakonshme: “Këngët e Bilitisit”

Një libër i shkruar në frëngjisht, këtë herë nga një shkrimtar francez. Libri Pierre Louÿs “Këngët e Bilitisit” është një libër i vitit 1894 me poezi erotike, që si pretendon ai në parathënie, ishin shkruar nga një grua e lashtë greke e quajtur Bilitis. Në fakt kjo gjë gënjeu shumë dijetarë për një kohë jo të vogël, sepse poezitë u bënin jehonë atyre të poetes greke Sappho, e cila Louÿs pretendonte se ishte një bashkëkohëse e Bilitisit.

Natyrisht, poezitë ishin shkruar nga vetë Louÿs Në çdo rast, përmbledhja është më e rëndësishme për shkak të pranimit që u bën lezbikeve (të tilla si Sappho dhe Bilitis), që në vitin 1894, nuk trajtoheshin njësoj si sot. Në fakt, libri frymëzoi propagandimin e të drejtave të homoseksualëve, si dhe emrin për Bijat e Bilitisit, grupi i parë i lezbikeve që luftonin për të drejtat civile dhe politike në Shtetet e Bashkuara. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button