Motivuese

Librat dhe sita: Historia që na mëson rëndësinë e leximit

Kam lexuar kaq shumë libra, por shumicën i kam harruar. Atëherë cili është qëllimi i leximit?”. Kjo ishte pyetja që i bëri dikur një nxënës mësuesit të tij. Mjeshtri heshti nuk u përgjigj në atë moment. Megjithatë, disa më vonë, kur ai dhe nxënësi i ri ishin ulur pranë një lumi, ai i tha të riut se kishte etje dhe i kërkoi ti jepte pak ujë duke përdorur një sitë të vjetër e ndotur që ndodhej aty përtokë.

Nxënësi u habit, pasi e dinte se ajo ishte një kërkesë pa asnjë logjikë. Megjithatë, nuk mund ta kundërshtonte mjeshtrin e tij. Dhe pasi mori sitën, nisi të kryente atë detyrë absurde. Sa herë që e zhyste sitën në lumë për të nxjerrë pak ujë për tia çuar mjeshtrit të tij, ai nuk mund të bënte as një hap drejt tij, pasi në sitë nuk mbetej as edhe një pikë.

Ai u përpoq me dhjetëra herë, por sa nisej me vrap tek bregu tek mjeshtri i tij, uji kalonte të kalonte nëpër të gjitha vrimat e sitës dhe humbiste rrugës. I rraskapitur, i riu u dorëzua mënë fund. Ul pranë mjeshtrit dhe i tha:“Nuk mund të marr ujë me këtë sitë. Më fal mjeshtër, po kjo është e pamundur, dhe unë kam dështuar në detyrën që më dhatë.

Jo u përgjigj plaku duke buzëqeshur nuk ke dështuar. E sheh sitën, tani ajo është bërë si e re. Duke u filtruar përmes vrimave të tij, uji e ka pastruar plotësisht. Kur ti lexon libra vazhdoi më tej mjeshtri – je si sita dhe ata si uji i lumit.

Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të ruash në kujtesë të gjithë ujin që ato bëjnë të rrjedhë tek ty, përderisa librat me idetë, emocionet, ndjenjat, njohuritë e tyre, e vërteta që do të gjesh midis faqeve të tyre, do ta pastrojë mendjen dhe shpirtin tënd dhe do të të bëjë një njeri më të mirë dhe të ripërtërirë. Ky është edhe qëllimi i leximit.

Back to top button