Horizonti.al

Libri egjiptian i formulave të magjisë

Screen Shot 2016-09-02 at 12.57.36Në vitin 2014, pas dekadash përpjekjesh, studiuesit më në fund deshifruan një kodik egjiptian, dhe ata mbetën të habitur kur zbuluaz se ishte një udhëzues për magjibërës. Faqet e ilustruara bukur përmbajnë formula magjike, për egjiptianët që kërkonin dashuri, sukses në biznes, shërim nga verdhëza e zezë, apo edhe për të kryer një ekzorcizëm. Në varësi të humorit të dikujt, ka mundësi për të përdorur një magji, ose për të bërë paqe me një armik, ose për ta shtypur atë.

Pergameni 1300-vjeçar përmend Jezusin, si dhe një figurë të panjohur hyjnore, të quajtur “Bakthiotha.” Disa lutje janë të lidhura edhe me një lëvizje të zhdukur fetare, Setët, që në këtë kodik, i referohen si Setit (djali i tretë i Adamit dhe Evës ) si “Krishti i gjallë”. Mund të tingëllojë sikur egjiptianët ishin të hutuar nga pikëpamja fetare gjatë kësaj periudhe, por studiuesit besojnë se dokumenti shënon kalimin e një shoqërie nga sistemet e tjera të besimit, për tek Krishtërimi Ortodoks.

Screen Shot 2016-09-02 at 12.57.43Se kush e zotëronte dhe përdorte librin, ky mbetet një mister. Askush nuk e di se ku ishte origjina e tij. “Udhëzuesi i Fuqisë Rituale” (kështu e quajnë studiuesit), megjithatë e ka lënë një çelës. Stili koptike i shkrimit të shpie në Egjiptin e Epërm, ndoshta edhe qytetin e lashtë të Hermopolisit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button