Enciklopedike

Libri i Sekreteve të Presidentit

Screen Shot 2015-06-14 at 23.53.57

Kjo teori ishte përdorur në filmin “Thesari Kombëtar 2: Libri i Sekreteve”, dhe pretendon se Presidentët e Shteteve të Bashkuara kanë dorëzuar një libër, nga Washingtoni tek Obama, në të cilin disa ose e gjitha ka shtuar fakte dhe histori që, për nga shtrirja dhe pasojat do të trondisnin botën, aq sa vendi ku ruhet ky libër dihet vetëm nga Presidenti, si dhe nga bibliotekari i Kongresit. Kështu nëse Presidenti vritet, bibliotekari informon Presidentin e ardhshëm për librin. Pasi çdo president lë zyrën, vendndodhja ndryshohet.

Ky libër thuhet se përmban të vërtetën për zbarkimet e alienëve në Roswell, dhe në bazën Ajrore Rendlesham, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shumë ngjarje të tjera UFO-sh; të vërtetën për vrasjet e JFK dhe RFK; vendndodhjen e Gral-it të Shenjtë (e lidhur me teorinë e komplotit të Fortesës Knox); fatet e Nazistëve të rangjeve të larta pas Luftës së Dytë Botërore (dhe faktet që kishin të bënin me mbështetjen e qeverisë amerikane ndaj tyre); madje edhe identitetin e Antikrishtit. Edhe më e frikshme është teoria, sipas të cilës, libri i parashikonte sulmet e 11 Shtatorit, 2001 përpara se ato të ndodhnin, dhe gjithashtu tregon për grushtin e pashmangshëm të shtetit të Rusisë, i pasuar nga një pushtim ruso-koreano verior i Koresë së Jugut, gjë që do të niste Luftën e Tretë Botërore. Eh, janë të palodhur konspiracionistët… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button