Histori

Libri më i keqkuptuar në Testamentin e Ri

Libri i Zbulesës është një ndër më të çuditshmit në Testamentin e Ri. Toni i tij është shumë më dramatik dhe mistik, se sa librat e tjerë dhe ai ka qenë ndër të fundit që është pranuar. Por pritja fillestare që iu bë atij nga Etërit e Kishës ishte shumë entuziaste. Ai qe shkruar nga dikush që e quan veten Gjoni, dhe fillimisht nuk kish dyshime që ishte apostulli Gjon, biri i Zebedee. Në fillim të shekullit 3, u ngritën dyshime që mund të kish qenë një tjetër Gjon, apo edhe një falsifikim prej një heretiku të quajtur Cerinthus, por libri gjithësesi u afirmua nga Sinoda e Hipos, si dhe nga Shën Zheromi dhe Shën Augustini në shekullin 5.

Fjala greke për Zbulesën është “apokalips” dhe libri i zbulesës shihet shpesh si libri i profecisë së fundit të botës. Por në fakt, studiuesit modernë të Biblës besojnë se autori mundet që thjesht të ketë përshkruar fundin e botës së atij vetë. Libri u shkrua menjëherë pasi ushtarët romakë kishin shtypur një revoltë të armatosur të hebrenjve në vitin 70, duke e lënë Jeruzalemin në rrënoja dhe tempullin e madh të shkrumbuar. Zbulimi mund të interpretohet si një trakt antiromak për të frymëzuar ndjekësit e Jezusit në kohëra të vështira.

Leave a Reply

Back to top button