Zhukja e avionit të pasagjerëve MH370 të Malaysia Airlines është përshkruar si një gjë “e përllogaritur” dhe “e qëllimshme”, në pjesën e fundit të një serie të gjatë historish komploti. Piloti veteran i avionëve civilë, Ewan Wilson dhe gazetari investigativ, Geoff Taylor kanë kaluar muaj të tërë duke analizuar orët e fundit të avionit, përpara se të 239 pasagjerët në bord bashkë me avionin të zhdukeshin pa lënë asnjë gjurmë.
Wilson i cili më herët kishte punuar në dy kompani ajrore, ka udhëtuar edhe në Malajzi për të intervistuar investigatorë dhe të afërm të pilotit të MH370, Zaharie Ahmad Shah.
Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me Boeingun 777 menjëherë sapo ai u ngrit nga Kuala Lumpuri në 8 mars, gjatë një fluturimi natën për në Pekin, mu mbi ujërat mes Malajzisë dhe Vietnamit.
Wilson deklaroi për stuff.co.nz se zbulimet e librit të tij “Natën e mirë Malajzi: E vërteta e humbjes së Avionit MH370” do të trondisë publikun. Wilson tha se libri i tyre ka për të tronditur të gjithë ata që udhëtojnë me aeroplanë. Për herë të parë paraqesim një analizë të detajuar të fluturimit të tërë, rrugën e pabesueshme në të cilën ka fluturuar e për çka besohet se është rrëzuar në Oqeanin Indian”, tha Wilsoni.
Autorët thonë se kanë përjashtuar në mënyrë sistematike probleme teknike apo aksidentë, duke deklaruar se nuk ka patur arsye tjetër për ndryshimin e drejtimit nga avioni. Duke përshkruar atë që kanë zbuluar, Wilsoni i cili është trainuar për investigim të aksidnteve ajrorë tha: “Për herë të parë ne paraqesim një analizë të hollësishme të fluturimit, rrugën e pabesueshme që ndoqi, dhe kush ne besojme se ishte në krye teksa avioni fundosej në Oqeanin Indian”.
Autorët thanë se të afërmve të pasagjerëve nuk u është thënë e vërteta në lidhje me ndërrimin e drejtimit. Gazetari Taylor shtoi: “Për hir të të afërmve, e vërteta duhet thënë. Ajo që ndodhi me MH370 nuk ishte aksident. Ishte e qëllimshme dhe e përllogaritur dhe nuk duhet të ishte lejuar kurrë që të ndodhte”.