Magazine

“Life after Manzanar”, trashëgimia e kampeve të përqendrimt të japonezëve në Amerikë

Shkrimtarja e vlerësuar, Naomi Hirahara dhe ekspozitorja Heather  C. Lindquist në veprën e fundit të tyre me titull “Life after Manzanar” sjellin një përshkrim bindës të jetëve të japonezëve dhe të amerikanëve me origjinë japoneze të burgosur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke u mbështetur nga arkivat dhe fotografitë historike çifti sjell me mjeshtri rrëfime personale të të burgosurve që nga vitet e pasluftës deri tek qëllimet për shpërblim e kompesim, që nga vitet 80 deri më sot.

Një burgim i padrejtë.

Sulmi japonez në Pearl Harbor në 7 dhjetor 1941 provokoi frikë për një krizë sigurimi kombëtar në Amerikë. Si përgjigje, presidenti Franklin D. Roosvelt firmosi në 19 shkurt 1942 “Urdhrin Ekzekutiv 9066” që çoi në internimin e 120 000 personave me origjinë japoneze në kampe përqendrimi në të gjithë vendin. Këta njerëz, dy të tretat e të cilëve kishin lindur në Amerikë u shpërngulën nga banesat e tyre, nga puna dhe komunitetet dhe u burgosën në ato që u quajtën “qendra transferimi lufte”, por që në fakt ishin kampe përqendrimi me gardhe me tela me gjemba dhe me roje të armatosura. Pjesa më e madhe e këtyre kampeve ndodheshin në Manzanar, Kaliforni, 340 km në veri të Los Angeles-it dhe priti më shumë se 10 000 të burgosur. Disa vepra ikonë si “Farewell to Manzanar” të James D. Houston dhe Jeane Wakatsuki Houston dokumentojnë mjedisin e ashpër dhe kushtet e këqija të jetës së bashku edhe me çmimin emocional dhe ekonomik që burgimi u kushtoi të burgosurve. Në “Life after Manzanar” Hirahara dhe Lindquist rrëfejnë duke e tërhequr vëmendjen drejt luftës së komunitetit amerikano-japonez për t’u integruar në shoqëri për shumë vite pas mbylljes së kampeve të përqendrimit.

Të rindërtojnë, të kujdesen dhe të kujtojnë.

Libri fillon në 21 nëntor 1945 kur 49 personat e fundit  përgatiten për të braktisur “qendrën e transferimit të luftës” në Manzanar. Qysh aty rrëfimtari udhëheq lexuesin nëpër rrugëtime të ndryshme që ish të burgosurit ndjekin për të rindërtuar jetët e veta. Në dy kapitujt e parë autoret rrëfejnë historitë mallëngjyese të triunfit dhe të tragjedisë për të prezantuar realitetin e ashpër  me të cilin përballen të internuarit në vitet e para të pasluftës. Njerëzit me origjinë japoneze jo vetëm që kishin vështirësi në integrim, por edhe në mbijetesë. Mezi gjenin punë dhe banesa të përshtatshme, përballeshin me racizmin. Emocionuese është edhe historia e murgut budist, Shinjo Nagatomi, i fundit që braktisi kampin si dhe historia e studentit të mjeksisë, Chico Sakaguchi që vdiq tragjikisht nga astma për shkak të pluhurit në kampin e përqendrimit. Pjesa e dytë e veprës së Hiraharas dhe Lindquist përqendrohet në luftën e komunitetit amerikano-japonez në vitet në vazhdim për të anuluar ligjin diskriminues për emigrantët japonezë, ashtu si edhe për lëvizjet e dëmshpërblimit dhe të kompesimit që kulmuan me Ligjin e  Lirive Civile në 1988. Më pas ai detajon përpjekjet për të trasmetuar trashëgiminë e Manzanarit brezave të ardhshëm.

Komunitetet e transferuara.

Libri hedh dritë mbi temën e transferimit sistematik të amerikanëve me origjinë japoneze, një temë që ka marrë një vëmendje të pakët nga fusha akademike. Duke nisur nga 1942 dhjetra-mijëra njerëz transferoheshin sistematikisht që nga komunitetet e Bregut Perëndimor në qytete më në brendësi si Çikago dhe Denver, përfshirë edhe ato të largëta si Nju Jorku deri në Bregun Lindor. Libri detajon organizime si private ashtu edhe qeveritare që ndihmuan në orkestrimin e transferimeve me pretekste shkollore dhe pune si dhe ilustron pasojat e këtyre shpërnguljeve sistematike për familjet, miqtë dhe komunitetet. Me “Life after Manzanar” autoret kanë krijuar një vepër udhëzuese dhe mallëngjuese që dokumenton rezistencën e komunitetit amerikano-japonez si dhe sjellin një promemorie të pasojave të politikave raciste dhe ksenofobe.

“Life after Manzanar” shkruar nga Naomi Hirahara dhe Heather  C. Lindquist u publikua nga Heyday Books në prill të 2018. / nippon.com – bota.al

Leave a Reply

Back to top button