Magazine

Ligji i fshehtë i SHBA për hapësirën / A mundet që hapësira t’i përkasë vetëm një shteti?

Screen Shot 2016-08-16 at 20.21.57Më 25 nëntor 2015, Barack Obama firmos atë që është ndoshta nënshkrimi më i rëndësishëm i jetës së tij. Në këtë ditë presidenti firmos Ligjin e Konkurrencës së Lëshimeve Komerciale në Hapësirë të SHBA, dhe duke bërë këtë, ka lejuar tashmë firma si “Planetary Resources and Deep Space Industries “ që të kenë qasje në hapësirë. Ekspertët thonë se vlera e tyre është disa trilion dollarë.

Ligji thotë që cilido që dëshiron të udhëtojë në hapësirë për të kërkuar gjëra të vlefshme, materiale të pazbuluara më parë, do të duhet të marrë leje nga Ministria e Mbrojtjes e SHBA. Por a është ligjor ky pretendim për pronësinë? Disa ekspertë ligjorë kanë nxjerrë në pah një konflikt të mundshëm midis Aktit dhe Traktatit të Hapësirës së Jjashtme të vitit 1967, ku në atë kohë përfaqësuesit e 94 vendeve ranë dakord për një kontratë të përbashkët për përdorimin e plotë dhe të barabartë të burimeve në hapësirë. Por tani SHBA ka zëvendësuar këtë traktat me ligjin e vet të njëanshëm. Akti lejon kryesisht nkompanitë private amerikane për të kërkuar lëndë të parë jashtë Tokës.”Nocioni që vetëm kompanitë amerikane kanë të drejtë për të shfrytëzuar sistematikisht burimet minerare është i bazuar në një lakmi të pashoqe,” thotë Gbenga Oduntan, një studiues i ligjit mbi hapësirën në Universitetin e Kentit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button