Horizonti.al

Ligji i rrudhave

Screen Shot 2015-09-27 at 21.23.30Rrudhat në fytyrë të lëna si shenjë nga mosha, rrjepja e kokës, ose gishtat të gjitha të rrudhosura pas një dushi të gjatë. Çfarë kanë të përbashkët? Pamjen e tyre “të rrudhosur”. Tani, MIT i Bostonit ka gjetur formulën që shpjegon formimin e rrudhave, palosjeve dhe rrudhosjeve të çdo tipi, kudo qofshin në lëkurën e kafshëve, në lëvoren e një peme, ose në një material shumështresor artificial.

PARASHIKIM. Procesi themelor është i njëjti: një material i përbërë nga shtresa me karakteristika të ndryshme (për shembull inde të lëkurës), ku këta tkurren ose zgjaten në mënyra të ndryshme. Rezultati: në sipërfaqe formohen rrudha të formacioneve të ndryshme. Modeli i ri, shpjegon kërkuesi i MIT Xuanhe Zhao, “është në gjendje të marrë në konsideratë vetitë e shtresave individuale dhe bashkëveprimin e tyre”, për të parashikuar ekzaktësisht çfarë forme do të marrin rrudhat sipërfaqësore. Modeli është i vlefshëm “si në strukturat më të vogla, dhe në ato të dimensioneve të mëdhaja”, shpjegon Zhao. Zbatimi i tij do të bëjë të mundur të nxirren materiale artificiale me karakteristikat e dëshiruara: për shembull, inde hidrofobike të cilat e largojnë ujin falë sipërfaqes së tyre të rrudhosur. Por edhe për të studiuar rritjen dhe plakjen në indet organike. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button